• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INDI DHJAMOR NË DUAR/ Çfarë duhet me patjetër të dini
Home
Shëndet

INDI DHJAMOR NË DUAR/ Çfarë duhet me patjetër të dini

13 August, 2024 s.autor Shëndet

Indet yndyrore në duar mund të tregojnë shëndetin e shtyllës kurrizore. Matja e yndyrës në krahë mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të frakturave të shtyllës kurrizore te njerëzit mbi 50 vjeç, sipas një studimi të shkencëtarëve nga National and Kapodistrian University of Athens në Greqi. Njerëzit mbi 50 vjeç mund të parashikojnë më lehtë rrezikun e thyerjes së shtyllës kurrizore.

Studimi, i prezantuar në Kongresin Evropian të Endokrinologjisë në Stokholm, ishte i pari që identifikoi se përbërja trupore e duarve, veçanërisht sasia e yndyrës në to, lidhet me cilësinë e dobët të kockave dhe cilësinë e shtyllës kurrizore. Për njerëzit mbi 50 vjeç, matja e sasisë totale të yndyrës në krahë mund të ndihmojë në parashikimin se kush është në rrezik më të madh të frakturave të shtyllës kurrizore, ka zbuluar një studim i ri.

Dr Eva Kassi, një nga drejtueset e studimit, endokrinologe në National and Kapodistrian University of Athens thekson se gjetjet e studimit mund të ndihmojnë më mirë në identifikimin e individëve me rrezik të lartë dhe të fuqizojnë më tej njerëzit për të kontrolluar sasinë e yndyrës në trupin e tyre. Kjo mund të nënkuptojë se dhjami nënlëkuror në krah, i cili mund të vlerësohet lehtësisht edhe me një metodë të thjeshtë të palosjes së lëkurës, mund të shfaqet si një indeks i dobishëm i cilësisë së kockave të shtyllës kurrizore, por ndoshta edhe të parashikojë rrezikun e frakturave vertebrale.

Për qëllimet e studimit, studiuesit ekzaminuan 115 njerëz, 14 burra dhe 101 gra pa osteoporozë, me një moshë mesatare 62 vjeç, për të përcaktuar yndyrën e trupit të tyre dhe cilësinë e kockave të shtyllës kurrizore. Frakturat e shtyllës kurrizore, domethënë thyerjet e rruazave në shtyllën kurrizore, janë frakturat më të zakonshme të lidhura me osteoporozën, një sëmundje që shkakton humbje të masës kockore dhe densitetit mineral kockor. Shumë njerëz nuk e dinë se kanë osteoporozë, e cila dobëson kockat, derisa të lëndohen.

Rezultatet e densitetit mineral kockor të pjesëmarrësve u matën duke përdorur një teknikë imazherike të njohur si absorbimi me rreze X me energji të dyfishtë ose testimi DEXA. Gjithashtu, u përdor edhe rezultati i kockës trabekulare (TBS), i cili vlerëson cilësinë e kockës pavarësisht nga indeksi i masës trupore (BMI). Studiuesit zbuluan se ata me një sasi më të madhe të yndyrës së tepërt trupore, pavarësisht nga indeksi i BMI, kishin cilësi më të ulët të kockave në shpinë. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për yndyrën viscerale që rrethon organet e brendshme dhe indin dhjamor nën lëkurën e krahëve. “Çuditërisht, për herë të parë kemi evidentuar se përbërja e indeve të duarve, veçanërisht yndyra e tepërt, ka një lidhje negative me cilësinë e kockave dhe forcën e rruazave”-theksoi Dr.Kassi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAJONI NË FLAKË/ Brukseli ofron mbështetje urgjente për Shqipërinë dhe Greqinë
Previous article PAMJET/ Atmosferë fantastike në koncertin e muzikës së lehtë dhe popullore “Fieri In Fest”

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT