• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCIDENTI NË SARANDË/ Biznesmeni: U përleshëm. Djalit tim i drejtuan pistoletën dhe unë…
Home
Breaking News

INCIDENTI NË SARANDË/ Biznesmeni: U përleshëm. Djalit tim i drejtuan pistoletën dhe unë…

31 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Biznesmeni nga Saranda, pronari i restorant “Peshkatarit” në Sarandë ka folur për herë të parë duke sqaruar me detaje lidhur me atë që ka ndodhur të dielën në mesnatë në lokalin e tij.

Fillimisht ishte kryeministri Sali Berisha ai i cili denoncoi, referuar qytetarit dixhital, duke shkruar se drejtori i hetimit Tatimor Bardhyl Tafa ka shkuar te “Peshkatari” bashkë me disa shokë të tij, nuk morën kupon tatimor pasi darkuan aty dhe më pas i kanë bërë presion pronarit duke i kërkuar  5 milionë lekë.

Por sipas vetë pronarit, ngjarja nuk lidhet as me drejtorinë e Hetimit Tatimor Jugor dhe as me krimin Ekonomik por me disa policë të cilët kishin shkuar në lokalin e tij për të drekuar dhe më pas ishin rikthyer në darkë pas një debati me djalin e pronarit, për faktin se në faturë ishte shtuar një salcë tepër.

Ngjarja ka agravuar deri në përleshje fizike e madje një nga policët i ka vënë djalit pistoletën në kokë para syve të të ëmës.

Gazetarja: I keni lexuar ato që shkruhen në portale?

Pronari i restorantit: I kam lexuar ato portale, në disa kam komentuar. S’është ashtu e vërteta, ata mbase e përdorin për qëllime të tjera. E vërteta është se këtu kanë qenë tre persona të policisë centrale për pushime a nuk e di për cfarë ishin, kanë debatuar me djalin tim.

Gazetarja : Pse ishin në lokalin tënd?

Pronari i restorantit: Erdhën për të drekuar pastaj erdhën prapë në darkë spër t’i bërë presion djalit e në kupon i ishte shtuar një racion salcë më tepër. Djali e sqaroi, e heqim nga fatura. Ai jo është korrupsion… U cudita sot kur lexova drejtori i hetimit tatimor, a dicka e tillë…. Bardhyl Tafa si e kishte..

Gazetarja: Ka qenë këtu…

Pronari: S’ka qenë këtu, unë as e njoh fare. Kontrollin e fundit nga tatimet e kam patur para 15 ditësh, ka rezultuar shumë mirë. Ky lajmi është i gënjeshtërt, nuk e di pse përdoret, ajo që ndodhi këtu mund t’i ndodhte kujdo.

Gazetarja: Personat e policisë kanë ardhur kanë kërkuar lekë nga dreka në darkë

Pronari: Për policët ne kemi bërë kallëzim në prokurori, s’ka lidhje me këto gjërat e tjera.

Gazetarja: Ata u prezantuan te ju?

Pronari: Ata ishin me shapka me brekë plazhi, unë u kërkova të identifikoheshin..

Gazetarja: Si u prezantuan?

Pronari:  U prezantuan shumë vonë sikur ishin krimi ekonomik, mora në telefon grupin e gatshëm. Jemi përleshur këtu se donin ta merrnin djalin me forcë, policia erdhi shumë shpejt pastaj. Policia na erdhu shumë shpejt, këtu ishte plot restoranti.

Ai i nxori pistoletën ia drejtoi djalit në kokë, dhe i ka thënë ta marr jetën para syve të nënës. Ishte shumë agresiv njëri nga ata

Gazetarja: Emër s’more vesh

Pronari: Po i dinë ata në polici.

Gjithsesi i arrestuan. Ju si gazetarë s’mund të flsini me emrin tim, biznesin tim, kam 15 vjet në këtë biznes, ky ishte rasti i parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Numërojnë 20 Champions League/ REALI dhe MILANI luajnë 90 minuta për një trofe
Previous article SUPER TALENTI/ I shënoi Atleticos në Champions Cup, Arsenali shpërblen “yllin” e ri

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT