• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCIDENTI NË POGRADEC/ Policia arreston 4 nga personat që dhunuan familjarët e komisionerit të PS, shpallen në kërkim 2 të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

INCIDENTI NË POGRADEC/ Policia arreston 4 nga personat që dhunuan familjarët e komisionerit të PS, shpallen në kërkim 2 të tjerë

11 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Pogradecit ka vendosur në pranga katër nga personat të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit Entin Gega, i cili u dhunua nga Luan Tollozhina, mbështetës i PD.Ata akuzohen për veprat penale “Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë.

Sipas policisë nipi dhe vëllai i Luan Tollozhinës shkuan në afërsi të banesës së komisionerit Gega, dhe dhunuan djalin dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë Gega ka deklaruar se konflikti nisi pasi ai së bashku me të bijën e Tollozhinës po debatonin lidhur me procesin e votimin, sa i përket votimit të personave me aftësi të kufizuar. Sipas dëshmisë së komisionerit socialist, pas këtij debati ka qenë Tollozhina ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me pretendimin se po i ngacmonte të bijën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin  familjarëve të komisionerit E.G.

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, dhe më pas disa persona dhunuan familjarët e shtetasit E.G,  ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë  lokalizuan kapën dhe vunë në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit :
L. K., 34 vjeç, dhe R. T., 37 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim konkretisht shtetasit  D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KQZ SHTYU REZULTATIN E VOTIMKT ELEKTRONIK/PS: Vendim arbitrar! Vora, ‘dallëndyshja’ e parë drejt një fitoreje të paharrueshme
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë Aktualitet

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT