Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të ketë shkaktuar një incident me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europain Federica Mogherini, gjatë takimit të dytë të Këshillit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Mediat të ndryshme në Prishtinë e Beograd kanë raportuar se përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini e ka braktisur takimin kur Haradinaj ka përmendur përfshirjen e SHBA-së në procesin e bisedimeve.
Sipas Radios Evropa e Lirë, atmosfera e takimit të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ka qenë e tensionuar dhe në një moment, thuhet se Mogeherini ka braktisur takimin e nervozuar.
Një burim nga takimi i ka thënë shtypit se kur Haradinaj ka përmendur nevojën që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mogherini është nervozuar dhe ka braktisur takimin.