• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
INCIDENTI I KANALIT TË KORFUZIT/ Arkeologët amerikanë PAS HETIMIT: Shqipëria ishte pa faj
Home
Kulturë
Trashegimi

INCIDENTI I KANALIT TË KORFUZIT/ Arkeologët amerikanë PAS HETIMIT: Shqipëria ishte pa faj

3 July, 2018 g.autor Kulturë, Trashegimi

Një ekspeditë amerikane, me në krye James Goold, studies i arkeologjisë nënujore, i njohur ndër të tjera për betejën ligjore mbi fatin e anijes spanjolle Merdez që u zbulua me thesare të kurorës spanjolle, së bashku me ekspertë të arkeologjisë nënujore shqiptare mendon se, bazuar në faktet e zbuluara nga kërkimet, Shqipëria nuk ka qenë fajtore në incidentin e Kanalit të Korfuzit.

“Mbetjet e anijes nuk janë gjetur në mes të Kanalit të Korfuzit. Pika A është pozicioni zyrtar i flotës britanike, ndërsa pika B tregon vendin ku ne kemi gjetur mbetjet e anijes britanike.

Pika B është një pikë ku mundet të shkosh sepse rruga të çon rastësisht aty, pra një kanal përmes të cilit duhet të kalosh.

Është një pikë që arrihet duke bërë një lëvizje provokative, çka na bën të mendojmë se lëvizja ka qenë e qëllimshme, për t’iu afruar kufirit për të kërcënuar Shqipërinë”, shprehet Goold.

Por, tashmë që historia nuk mund të zhbëhet dhe Shqipëria është shpallur fajtore për këtë incident, sa vlen ky zbulim për të ndryshuar historinë?

“Sigurisht, ne prandaj po i mëshojmë shumë çështjes së Kanalit të Korfuzit, sepse juridikisht Shqipëria nuk ka mundësi të rihapë gjyqin në Hagë, por moralisht Shqipëria duhet ta fitojë këtë betejë për brezat e ardhshëm për të kuptuar që pavarësisht kontekstit historik të kohës, Shqipëria nuk ka minuar trafikun ndërkombëtar, por ka qenë një provokim i palës britanike, i cili shkaktoi edhe atë që quhet incidenti i Kanalit të Korfuzit”, shpjegon Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ikona e Anglisë shpërthen në kritika ndaj Granit Xhakës: Është një…
Previous article SOKOL BALLA/ Një Lul, për ditëlindje!

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT