• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCIDENT NË RRËSHEN/ Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD
Home
Aktualitet
Kronikë

INCIDENT NË RRËSHEN/ Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD

11 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

Së bashku me të është arrestuar edhe Amarildo Jushi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIGURISHT NUMRIN 6..."/ Voton Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht
Previous article SHQIPËRIA VOTON/ OSBE vëzhgon nisjen e procesit në Pogradec

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti Aktualitet

TRONDITET ITALIA/ 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti

E RËNDË/ Humb jetën turistja në Vlorë, 69-vjeçarja banonte në Florida Aktualitet

E RËNDË/ Humb jetën turistja në Vlorë, 69-vjeçarja banonte në Florida

GJYKATA URDHËRON BURGJET: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit Aktualitet

GJYKATA URDHËRON BURGJET: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit

Facebook Comments

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT