• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik
Home
Nderkombetare

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

16 June, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një fregatë luftarake ruse ka qëlluar në drejtim të një anijeje civile që mbante flamurin britanik në Kanalin e Lamanshit (Manush). Detarët në bordin e fregatës lëshuan disa të shtëna paralajmëruese ndaj jahtit civil, i cili ishte afruar rreth 500 metra pranë anijes ushtarake.

Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se ka marrë një raportim për ngjarjen. «Po hetojmë raportet për një incident në Kanalin e Lamanshit», bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë, siç raporton Sky News. Sipas mediave britanike, incidenti ndodhi rreth 20 milje detare në jug të Ishullit Wight, jashtë ujërave territoriale britanike. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme në jaht. Autoritetet besojnë se ky duhet konsideruar si një episod i izoluar.

Ky episod pason një klimë tensioni të lartë mes Londrës dhe Moskës, pasi të dielën komandot britanike hipën në bord dhe bllokuan në Lamansh një cisternë ruse nafte të “flotës hije”, të quajtur Smyrtos, e cila ishte nën regjimin e sanksioneve.

Ky ishte operacioni i parë i këtij lloji që synon ndërprerjen e të ardhurave nga nafta e Rusisë, të cilat përdoren për të financuar luftën në Ukrainë. Cisterna e naftës është sekuestruar nga autoritetet e Londrës.

Në një deklaratë të veçantë të publikuar të hënën e 16 qershorit, Marina Britanike deklaroi se dy anije britanike kishin ndjekur hap pas hapi fregatën ruse Admiral Grigorovich në Kanalin e Lamanshit, në perëndim të Brestit në Francë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR VRASJE/ Si u kap në Belgjikë Gerd “Gjenerali”
Previous article NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT