Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përfshihet në një incident gjatë përkujtimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derralles, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Haradinaj të reagojë dhe t’ja ndërpresë fjalimin, siç raportojne mediat kosovare.
“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.
“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles”, shtoi ajo.
Kryeministri Haradinaj tregon muskujt, largon me forcë mbesën e Mehmet Pashë Derallës nga skena në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Gepostet von Arbresh.info am Sonntag, 10. Juni 2018


