• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detajet e trishta të ceremonisë, tre fëmijët e vegjël nuk i thanë dot lamtumirë Ardjana Shehollit
Home
Breaking News

Detajet e trishta të ceremonisë, tre fëmijët e vegjël nuk i thanë dot lamtumirë Ardjana Shehollit

10 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardjana Shaholli, 40-vjeçarja që vdiq pasi u vra nga bashkëshorti i saj është përcjellë për në banesën e fundit vetëm nga tre fëmijët e saj më të mëdhenj, djali 18-vjeçar dhe dy vajzat 15 e 14 vjeçe. Detajet e trishta të ceremonisë mortore në banesën e varfër në ish-kënetën e Durrësit.

Tre fëmijët e tjerë të Ardjanës, më i vogli tetë vjeç ishin nisur në një kamp veror pushimi me një nga shoqatat që ndihmonte familjen nga Durrësi, të skeduar prej kohësh si familje me probleme të theksuara ekonomike e sociale.

“Lotët e dy vajzave nuk pushonin”, thonë dëshmitarët. E kishin të vështirë të shkëputeshin nga nëna e tyre që i kish rritur me mundime, ishte kujdesur që të shkonin në shkollë, pavarësisht se prej vitesh ishte përballur me dhunën e një burri xheloz që nuk e lejonte të shihte dritën e diellit.

Tani që djali i madh ishte rritur, Ardjana kish lënë pas krahëve frikën dhe kish marrë guximin të dilte në punë. Prej një muaji ishte punësuar në një lavanderi në qytetin e Durrësit, por kjo siç thonë të afërmit e ka përkeqësuar më shumë raportin me të shoqin.

Pavarësisht se e kish denoncuar disa herë, Çlirim Shaholli shoqërohej e lihej i lirë nga policia që të vazhdonte avazin e vjetër. “Ishte Ana ajo që ka bërë të pamundurën që familja të mbetej e bashkuar”,- thotë njëri prej të afërmve.

Por pyetja dhe brenga më e madhe e gjithë të afërmve është fati i gjashtë fëmijëve të viktimës. “Ata edhe me nënë e babë ishin ku thërret qameti, po tani si do vetë halli i tyre”,- shprehen ata.

SI NDODHI NGJARJA
Çlirim Shaholli e çoi me duar e tija në urgjencë bashkëshorten e plagosur. Mjekët vunë re një hematomë në kokë, ndërsa gruaja nuk mundi të dilte e gjallë nga salla e operacionit. Pas shoqërimit në polici burri pranoi që ishin zënë. Ai e kishte shtyrë dhe ajo kish përplasur kokën në dysheme. “Nuk doja ta vrisja, si mund të lija jetim fëmijët e mi”,- mësohet të ketë thënë ai në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Incident në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Haradinaj zbret nga foltorja vajzën e gjeneralit (VIDEO)
Previous article Khedira i sinqertë: Kjo është kombëtarja që dua të shmang në Rusi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT