• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCENERATORET/ Tabaku thirrje SPAK: Të tregojë fytyrën e vërtetë të qeverisë! Pagesat për kontratat…
Home
Politikë

INCENERATORET/ Tabaku thirrje SPAK: Të tregojë fytyrën e vërtetë të qeverisë! Pagesat për kontratat…

7 April, 2022 F.autor Politikë

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Incenertorëve, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vijimin e pagesave nga ana e qeverisë për aferën e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Tabaku thekson se edhe pse kemi një ish-ministër dhe një deputet në burg, kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca qeveritare vijojnë të paguajnë ende pagesat për inceneratorët, duke përdorur alibin e dëmit që mund t’i shkaktohet vendit në Arbitrazh nëse ndërpriten kontratat.

Postimi

Ose është i korruptuar ose i paaftë; përndryshe nuk shpjegojet mbrojtja politike që i bën 3 personave në kërkim.

Megjithëse një ministër i tij u arrestua dhe më tej një tjetër deputet i vendosur po prej tij u arrestua për aferën e inceneratorëve, Ndonëse komisioni hetimor provoi në sy të shqiptarëve lidhjet okulte të anëtarëve të qeverisë dhe gjithashtu procedurat korruptive që ka ndjekur Grupi Strukturuar Kriminal në lidhje me inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, Rama thotë do ti vazhdoj pagesat! Me gjithë këto prova të qarta në dritën për diell kryeministri vazhdon të sillet si i paditur duke përdorur alibi qesharake për të paguar ende me taksat e shqiptarëve vjedhjen e shekullit prej 430 mln eurove. Ai vazhdon të refuzojë ndërprerjen e pagesave megjithëse asnjë gjykatë në botë nuk do të ndëshkonte vendin tonë në një rast si i inceneratorëve. Por ai Arbitrazhin e përdor sot si alibi për të frikësuar qytetaët dhe për të vazhduar pagesat në kurriz të tyre. Një qeveri që mendon për njerëzit në këtë kohë krize për më tepër, duhet t’i kishte ndërprerë të gjitha pagesat për një kontratë korruptive. Vetëm një qeveri e paaftë apo një qeveri tejet e korruptuar këmbëngul në alibi të tilla si kjo që dëgjojmë nga Rama. Për këdo është e qartë. Komisioni Hetimor për Inceneratorët e shpjegoi për çdo qytetar se vjedhja e shekullit është ldhur ngushtë me emrat e Ramës, Ahmetaj, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi, Subashi, Bllako, Koka, Sejdini dhe vartësve të tyre.

SPAK duhet të veprojë pasi edhe këto pak alibi që kanë mbetur duhet të rrëzohen. Shqiptarët duhet të shohin qartazi fytyrën e vërtetë të qeverisë. Nga 13 dhjetori i vitit të shkuar deri më tani janë paguar 2 mln euro për incneratorin e Tiranës dhe Fierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Pyetjet e mbyllura dhe Ballkani Hapur!
Previous article LUKS DHE.../ Nga Lyudmila tek Alina, ja femrat që kanë fituar ZEMREN e Putin

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT