• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCENERATORET/ Prona e shpronësuar pjesë e garancisë së koncensionarit? Subashi: Unë zbatoj vendimin!
Home
Politikë

INCENERATORET/ Prona e shpronësuar pjesë e garancisë së koncensionarit? Subashi: Unë zbatoj vendimin!

21 February, 2022 F.autor Politikë

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Armand Subashi në mbledhjen e Komisionit Hetimor deklaroi se impianti do të jetë gati shumë shpejt, ndërsa shtoi se nuk ka një ndryshim të truallit, por saktësim të koordinatave.

Ai shtoi se zona e Mbrostarit ishte zonë e përshtatshme për ndërtimin e impiantit.

Më tej Subashi tha se nuk është në dijeni nëse prona  e shpronësuar është lënë në garanci për ndonjë kredi të mundshme, duke shtuar se nuk beson të ketë ndodhur diçka e tillë.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetja: Përzgjedhja e tokës është në dëm ekonomik, keni përzgjedhur një sipërfaqe pa studimin e duhur?

Subashi: Ne gjykuam që këtë çështje ta hidhnim në diskutim në mbledhjen e radhës në bashki, aty ku i thamë Këshillit se cili është vendimi që do të merrni lidhur me shkresën që ne na ka ardhur. Ka qenë këshilli i bashkisë që ka autorizuar ngritjen e një grupi pune, sepse këshilli u bind se në rast se kishte problem që rrezikonin vendosi që aty të mos bëhej… Nuk kemi ndryshim te vendit, por saktësim të koordinatave. Banorët kishin një shqetësim dhe padyshim këshilli e mori në konsideratë shqetësimin e qytetarëve.

Çupi: Si ka mundësi që ju jeni mbledhur pasur iu është nënshkruar kontrata.  Ju thatë se kishte protesta të banorëve, ju ose nuk keni bërë dëgjesë publike që është detyrim ligjor, ose keni bërë dëgjesën dhe nuk duhet të kishte protesta?

Subashi: Atë që e ka thënë dhe sanksionuar gjykata në vendim, unë nuk thjesht e zbatoj bindem ndaj atij vendimi, dhe kam të njëjtën përgjigje siç e ka thënë gjykata në raport me dëgjesa publike. Gjykata ka administruar dokumente dhe në fund lejen mjedisore e ka gjetur të ligjshme, duke argumentuar se banorët nuk kanë dhënë pëlqimin, por autoriteti kontraktuar ka vendosur të japë pëlqimin.

Çupi: Përse keni pranuar ju që prona e shpronësuar tashmë në një buxhet rreth 400 mln të jetë pjesë e garancisë së koncensionarit  ?

Subashi: Vendimi i gjykatës ka analizuar të gjitha aktet. Gjykata ka lënë në fuqi lejen mjedisore, çfarëdo mendimi që të kem unë, jam i detyruar të zbatoj vendimin e gjykatës ,. Është konstatuar që leja e ndërtimit është gjetur në përputhje me ligjin dhe pretendimet janë gjetur të pabazuara… Unë nuk besoj që prona e cila u shpronësua të jetë lënë si garanci për ndonjë kredi të mundshme. Nuk na ka njoftuar njeri për këtë çështje…

Unë për shumë vite në të dyja sistemet dhe të gjitha qeveritë që kanë ardhur dhe ikur pas viteve ’90 kemi thithur pafundësisht erën e plehrave që dekompozoheshin në hyrje të qytetit të Fierit…Por sot mbi bazën e kërkesës tonë, u vendos që qarku i Fierit të ishte qarku i dytë i cili vendosi qeveria që të financonte për të ndërtuar këtë impiant të trajtimit të mbetjeve dhe si rezultat i këtij investimi , sot janë mbyllur në mënyrë përfundimtare fusha plehrash 10-30 vjeçare, dhe shpresoj të mbyllet për punë ditësh edhe Divjaka. Në atë Këshill PS ka pasur vetëm 16 këshilltarë dhe realisht ajo gangrenë që ka ekzistuar atje ka marrë fund, ka filluar edhe mbjellja e pemëve dhe besoj që për kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RAMA DO TA FALENDEROJ PA..."/ Tabaku ironizon Subashin: Në këtë periudhë mund të të duhet kur shkon në SPAK
Previous article MESAZH TË "KODUAR" DONALDIT/ Beniada: Më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Të do…

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT