• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCENERATORËT/ Berisha: Mega aferë kriminale, të hetohen edhe firmat e Agaçit dhe Ramës
Home
Politikë

INCENERATORËT/ Berisha: Mega aferë kriminale, të hetohen edhe firmat e Agaçit dhe Ramës

31 March, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend se qeveria ka abuzuar hapur me inceneratorët, e reflektuar kjo edhe nga arrestimet e SPAK. Berisha ka theksuar se një aferë ka ndodhur edhe për krizën e energjisë.

Energjia është shitur gjatë verës sipas tij me shifra shumë të ulëta, ku ndërkohë në bursë çmimi ishte 120 euro. Sipas Berishës, qeveria duhet të heqë dorë edhe nga taksa e naftës për të ndihmuar qytetarët, pasi një praktikë të tillë po e ndjekin edhe shumë vende të tjera të Rajonit dhe gjetkë.

Të nderuar deputetë, qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë në të cilën ju konstatoni deri tani se përpjekjet e opozitës për të nxjerrë të vërtetën e problemeve të mëdha, vuajtjeve tuaja, mos pasjes, urisë, keni në anën tjetër tablonë rozë të lumturimit që iu bën qeveria me propagandë çdo ditë, nga mëngjesi në darkë. Gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. Po të ishin vetëm këto do të ishin gjysma e së keqes. Kjo qeveri vepron dhe funksionon mbi ju dhe para jush si një organizatë e vërtetë kriminale.

Zhvillimet dramatike të javëve të fundit, faktuan në mënyrë të pa kundërshtueshme se qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet, me qindra milionë euro në aferën e inceneratëorëve. Përpiqeni ti paraqisni këto raste të shkëputura, por për të gjithë ata që kanë ABC e kodit penal, ata që lexojnë nenin 28 të këtij kodi gjejnë se jeni një mega organizatë kriminale. Ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim. Ajo vjedhje është bërë me firma që vijnë nga maja e piramidës dhe zbresin në bazë. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuara objekte që s’janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohen nga drejtësia 20 apo 30 zyrtarë. Nëse ato përvetësojnë fonde, nëse ato në bashkëpunim arrijnë të realizojnë vjedhje të pashembullt. Duhet të jenë tre djem të lirë që të quhet organizatë kriminale. Firmat e Bllakos meritojnë të shkojë atje ku shkoi. Firmat e Engjëll Agaçirt ku janë? Po të Ramës, që firmos prokurime me procedurë të mbyllur. Si ka mundësi që një njeriu ju, i jepni tender prej 500 e ca mln dollarësh. Dje u paraqitën dokumente nga zonja Kryemadhi që ai kishte marrë edhe 27 mln të tjera, për Vlorën nga OSHEE etj etj. Ai shëtit i lirshëm. Ju vazhdoni t’i disbursoni fondet sepse jeni vetë. Po çka organizata kriminale tjetër? Çfarë ka grupi i strukturuar kriminal tjetër? Kjo është e vërteta. Këtu është kriza, ky është themeli. Dilni dhe derdhni lot krokodili. Pensionistët sipas INSTAT, ushqimet janë rritur me 7.3%.

Kush nuk e di në Shqipëri që pensionistit ato pak lekë që merr i shkojnë për ilaçe, mos u tallni me ta. Pensioni s’del për asgjë tjetër. Sot ata marrin 4% më pak se çmimi i mëparshëm, me gjithë rritjen tuaj. Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin 2021?Kush i zbrazi digat në muajin gusht-shtator. Ta supozojmë se një punonjës i KESH-it u çmend dhe shiti energjinë për 40 euro kur në bursë është 140 euro. Ai zbrazi digat, gjatë muajve gusht dhe shtator, në një kohë që duhej ruajtur me çdo kusht për rezervë për vjeshtën. Pas kësaj s’merret asnjë masë. Nuk ndëshkohet askush, sepse është organizatë kriminale. Ndryshe atij i tregohet ligji dhe drejtësia. E kemi gjetur një mekanizëm, ta bëjmë energjinë me 40 euro dhe ndajmë lekët. Nuk kemi asnjë shkak tjetër përveç vjedhjes për krizën. Përse nafta shitet sot 1.7 euro dhe në Shqipëri 2.2 euro. Taksat po i heqin që të gjithë, apo do të ndaloni veturat, edhe këtu ka vjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCENERATORI I FIERIT/ Zbardhet vendimi i GJKKO, ja masat e sigurisë për të akuzuarit (EMRAT)
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM/ Kamioni përplaset me furgonin tek ura e Murrashit, PAMJET nga vendngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT