• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INATI POLITIK E BËKA NJERIUN TË VERBËR”/ Rama replikon për turizmin: Të huajt që vijnë, e sjellin krevatin me vete?
Home
Politikë

“INATI POLITIK E BËKA NJERIUN TË VERBËR”/ Rama replikon për turizmin: Të huajt që vijnë, e sjellin krevatin me vete?

22 January, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në rrjetet sociale. Një komentues i ka shkruar kreut të qeverisë në faqen e tij të Facebook se “qeveria investohet në luks dhe gjëra defrimi”, ndërsa shton se “Shqipëria po bëhet për të huajt dhe pak për shqiptarët”.

Duke iu përgjigjur qytetarit, Rama thekson se janë mijëra shqiptarë rezidentë në vend të cilët bëjnë pushimet brenda në Shqipëri. Kreu i qeverisë shton se Shqipëria dikur shihej si delja e zezë, ndërsa sot është destinacion për të huajt.

VIDEO

Edi Rama: “Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarë”! Vërtetë e ke? Këta të huaj kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krah apo flenë në hotelet dhe bujtinat e shqiptarëve? Çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm. E di ti miku im sa shqiptarë bëjnë pushime brenda dhe lëvizin në fundjavë? Po flas për shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, jo për ata jashtë.
Sipas INSTAT, janë 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë që kanë qenë pushues në hotelet dhe bujtinat e vendit gjatë 2024. Nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore. Para se të vinim ne Shqipëria shihej si dele e zezë nga të gjithë dhe turistët që vinin nga jashtë ishin shumica dërrmuese shqiptarë emigrantë dhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Sot jo vetëm këta që janë shtuar por janë shtuar edhe miliona të huaj.

Nuk e di, por inati politik e bënka njeriun të verbër dhe shurdh, tamam tifoz futbolli, ndërkohë që këtu të gjithë kemi një flamur, flamurin e Shqipërisë. Dielli nuk mbulohet me shoshë, shqiptarët që luftojnë dhe punojnë dhe që i shohin gjërat e bëra me luftë dhe punë, i kanë të qarta edhe faktet edhe rrugën përpara drejt majës së 2030 në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E DOBRAÇIT/ Vetëdorëzohen në polici dy personat e shpallur në kërkim, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Previous article "KE RRAHUR NJË FEMËR"/ Debat i agravuar mes Gertit dhe Laertit

s.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT