• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INATE TË MBARTURA/ Pasi e përplasi me makinë, i riu ndjek nga pas më armë në dorë 23-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

INATE TË MBARTURA/ Pasi e përplasi me makinë, i riu ndjek nga pas më armë në dorë 23-vjeçarin

26 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë një pranga një 22-vjeçar, pasi ka përplasur me qëllim makinën e një person dhe më pas e ka ndjekur me armë në dorë, duke e kërcënuar.

Blutë e Tiranë sqarojnë se i riu me iniciale L. M., për shkak të konflikteve të martuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e 23-vjeçarit me iniciale G. D.

Blutë kanë arritur të kapin të riun, duke i sekuestruar atij armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë, si dhe automjetin e tij, me të cilin përplasi 23-vjeçarin me iniciale G. D.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selvia”.

Vihet në pranga një 22-vjeçar i cili për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Selvia” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç.

Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë reaguar menjëherë duke bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit L. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJEGULLA PUSHTON PORTIN E DURRËSIT! Probleme me ankorimin e trageteve
Previous article THUHET SE JANË NË ''GARË''/ Komentin e Ermalit në videon e filmit të Besit nuk e prisnim

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT