• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INAGURIMI I QTU/ 4 ditë Festë dhe Ulje, bllokohet Autostrada Tiranë-Durrës
Home
Sociale

INAGURIMI I QTU/ 4 ditë Festë dhe Ulje, bllokohet Autostrada Tiranë-Durrës

14 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

QTU ka hapur zyrtarisht dyert pas restaurimit të plotë me 4 ditë festë, me një ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Përgjatë ditëve 13-14-15-16 dhjetor, qendra do të organizojë oferta, dhurata dhe aktivitete të shumta argëtuese në të gjitha dyqanet dhe mjediset e saj.

Diten e pare te inagurimit, QTU ka qenë e tejmbushur, madje rihapja e QTU ka bllokuar autostradën Tiranë-Durrës gjatë pasdites. Mijëra të rinj kishin mbushur sheshin e ri ne qendër të QTU ku reperi i njohur Ledri Vula si i ftuar special i ceremonisë së rihapjes ka zbavitur të pranishmit me këngët e tij më të njohura.

Gjithashtu gjatë këtyre ditëve do të ketë aktivitete të shumta dhe zbavitje.

Sot në orën 18:00 performojnë në një koncert Live talentet e vegjël të Voice Kids. Ndërkohë që të dielën do të dhurohet një Wolkswagen Polo e 2018, për një nga blerësit e këtyre ditëve. Fituesi duhet të jetë i pranishëm në momentin e hedhjes së shortit, në mënyrë që të tërheqë çmimin.

Sakaq, QTU ka zbuluar këndin më të madh të lojrave për fëmijë në Ballkan një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vogëlushët, por dhe një risi pasi bëhet fjalë për një kënd me hapësira të brendshme dhe të jashtme, një mbretëri më vete ndodhish, shoqëruar nga personazhi i posaçëm Benni Bones, që do ti shoqërojë gjatë gjithë kohës fëmijët.

Pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, si dhe një dizajn të ri interior, markat e reja qe do t’i shtohen qendrës janë NewYorker, Alcott, Atrativo, Burger King, Mango Man, TAF, Buzz, Bershka, Stradivarius, De facto, Koton, Cineplexx, Veranda, Calzedonia, Tezenis, Swarovski, Carpisa, USpolo, Pandora, etj.

Qendra Tregtare Univers vjen tashmë e shtuar me një kat, me plot 47.000 metra katrorë sipërfaqe totale ndërtimi.

Një pikë e fortë e QTU-së së rinovuar është padyshim gastronomia, me restorante të vendosura si në mjedise të jashtme, ashtu edhe të brendshme. Përveç ushqimeve të shpejta të stilit amerikan, do të jenë edhe këto risi për dashamirësit e specialiteteve në kuzhinë: Një subjekt me vetë-shërbim, me menu tradicionale shqiptare. Një pastiçeri ku do të shërbehen ëmbëlsira të ndryshme të cilësisë së lartë, si dhe një verandë me një restorant klasi me kuzhinë italiane, ku vizitorët do mund të shijojnë delikatesën e picave, pastave, rizotove dhe embëlsirave “Made in Italy”.

Kinemaja Cineplexx vjen në QTU me teknologjinë e fundit të saj të prezantuar tashmë nëpër botë,para Krishtlindjeve si dhuratë për klientët. Përveç ulëseve të rehatshme dhe dizajnit modern, kinemaja më e re në Tiranë do të ofrojë teknologjinë më të përparuar evropiane të projektimit me instalimin e projektorëve Barco-Laser për cilësinë më të mirë të imazhit dhe JBL Bluelink për një tingull surround të jashtëzakonshëm. Për më tepër, të gjitha sallat do të ofrojnë teknologjinë Real D 3D, duke u lejuar vizitorëve virtualisht mundësinë për të qenë pjesë e filmit. Për më shumë informacione rreth programit të eventeve informohu ne www.qtu.al Ndërsa për të lexuar rregulloren e shorteut, klikoni këtu.

QTU është nën menaxhimin e Acrem, pjesë e Grupit Balfin, që është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green CoastResort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELEMINOI ARGJENTINËN/ Portieri i CHELSEAS nuk ndalet me GAFAT: Nuk e dinë ku ka... (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Një vit larg skenës, ish-kampioni LEGJENDAR premton rikthimin e papritur

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT