• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INAGURIMI I PARKIMIN NËNTOKËSOR/ Veliaj flet edhe për Teatrin: Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që…
Home
Sociale

INAGURIMI I PARKIMIN NËNTOKËSOR/ Veliaj flet edhe për Teatrin: Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që…

4 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Paralelisht me ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”, në sheshin “Italia” po ndërtohet nga Bashkia e Tiranws edhe parkingu nëntokësor publik, me kapacitet 200 vendësh.

Punimet u ndoqën nga afër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një nga kantieret më të bukura të Tiranës.

 “Është kënaqësi e veçantë që rikthehem në një nga kantieret më të bukura të Tiranës së sotme, por edhe Tiranës së nesërme, jam i sigurt. Është kantieri i stadiumit “Arena Kombëtare”, ku Bashkia i është bashkuar grupit për të bërë parkingun më të ri në qytet, parkingu i sheshit “Italia”, i cili është parkingu i katërt nëntokësor në tre vjet, duke filluar me parkingun e sheshit “Skënderbej”, parkingun e Bulevardit të ri, parkingun tek “7 Xhuxhat” dhe parkingu i stadiumit”, tha Veliaj.

Parkimi në Sheshin “Italia” përkrah stadiumit “Arena Kombëtare” do t’i vijë në ndihmë edhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në këtë zonë. Veliaj theksoi se stadiumi i ri dhe ambientet ndihmëse rreth tij do t’u shërbejnë gjatë gjithë ditëve të javës qytetarëve të Tiranës.

“Është një parking me rreth 200 vende, i cili sot do t’i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit, i cili për herë të parë nuk do të jetë një stadium që do të përdoret një herë në 7 ditë, por do të përdoret 7 ditë të javës, 24 orë. Do të jetë edhe qendër argëtimi, edhe qendër komerciale, edhe qendër kulinare, edhe një hapësirë publike dhe i gjithë sheshi pas përfundimit të parkimit kthehet në një shesh pedonal. Pra, fitojmë një zonë tjetër pedonale, mbas sheshit Skënderbej dhe pas Pazarit të Ri, për t’i dhënë Tiranës sa më shumë hapësira, ku njerëzit të vënë makinat nën tokë dhe të dalin me familjet e tyre mbi tokë, për të shijuar qytetin”, tha Veliaj.

Hyrja do të jetë e gjitha nën tokë, ndërkohë që bashkë me vendet e parkimit të stadiumit, numri total shkon në 500 vende të lira. “Do të fitojmë vende shumë të çmuara të parkingut, që bashkë me parkingun e stadiumit do të shkojmë në 500 vende, pra deri në 500 familje mund të vijnë me makinat e tyre dhe të shijojnë qytetin në ajër të pastër, në një hapësirë pedonale, ku ka shumë institucione dhe ka shumë hapësira për argëtim dhe kaluar kohën e lirë”, shtoi ai.

Veliaj siguroi se në fund të mandatit të parë, Tirana do të ketë jo vetëm katër parkingje të mëdha nëntokësore, por një qytet shumë më të jetueshëm e ku ekonomia gëlon. Teksa komentoi projektin e “Arena Kombëtare”, kryebashkiaku theksoi se kryeqytetit do t’i shtohet edhe një tjetër markë e njohur me 5 yje në fushën e hotelerisë, që jo vetëm do të sjellë më shumë të ardhura, por njëkohësisht do të gjenerojë edhe vende të reja pune.

“Ky është një projekt jo vetëm i jashtëzakonshëm për qytetin, por edhe që ilustron fabulën tonë. Kulla lart është tashmë në negociata me një nga hotelet më të mira në botë, me 5 yje. Pra, qyteti jo vetëm mori taksa nga kulla, nga stadiumi, por është ekuivalentja e tre shkollave të reja, për më tepër qindra njerëz do të punësohen në hotelin e ri. Duhet të kuptojmë që sulmi mbi sipërmarrjen është një sulm pa sens, se vetëm ky zinxhir, pra nga taksat që paguhen me të cilat bëhen shkolla, rrugë, kopshte, çerdhe apo edhe gjithë ekonomia që zhvillon qytetin, me një investim që po i afrohet si privati, si publiku, afër 100 milion eurove deri në fund të saj. Unë besoj që qyteti ka vetëm fitim”, nënvizoi Veliaj.

Ai hoqi edhe një paralele mes ndërtimit të stadiumit dhe projektit të teatrit të ri. Kryetari i Bashkisë shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri.

“Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN SUPERLIGËN/ EGNATIA nuk ndalet në merkato, marin një sulmues izraelit në provë
Previous article RESPEKT DHE HARMONI/ Prapaskenat e kampionëve të botës, puthje, përqafime…

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT