• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IN MEMORIAM/ Humbjet e artit, penës e skenës shqiptare, që u ndanë nga jeta në 2019-ën
Home
Kulturë

IN MEMORIAM/ Humbjet e artit, penës e skenës shqiptare, që u ndanë nga jeta në 2019-ën

22 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kulturë, Sociale

Arti, kinematografia e media shqiptare ka humbur në vitin që po lëmë pas jo pak emra të njohur ndër vite që kanë ushqyer breza të tërë me talentin e tyre.

Shkrimtarë, gazetar, aktorë e publicist do të mbahen gjithmonë mend për kontributin e tyre të madh në skenën shqiptare.

Pasditen e sotme, lajmi i trishtë erdhi nga “gjyshja e përrallave, Marika Kallamata e cila u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare.

Në 8 shkurt, skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi është ndarë nga jeta para kohe në moshën 75-vjeçare.

Blushi ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në 1975 si bashkautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në 1975 u vlerësua me çmimin e Republikës së klasit të tretë.

Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë.

Në maj të këtij viti, padoristi i njohur i Vlorës Muhamet Lika u shua në moshën 65 vjeçare.

Shkak i vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak. Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën.

Në 14 gusht, u nda nga jeta regjizor, skenaristi dhe producenti i njohur Gjergj Xhuvani.

Kineasti ka qenë i shtruar në një spital në Romë pasi një arresti kardiak që ka pësuar teksa po realizonte e montazhin e filmit të tij të fundit, “Liqeni im”.

Fatos Baxhaku, gazetari dhe publicisti i njohur ndërroi jetë në 16 gusht në Tiranë.

Baxhaku i njohur për stilin e tij të veçantë në shkrimin e reportazheve, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, 55-vjeç. Prej kohës gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria.

Aktorja Shpresa Bërtëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare në 27 tetor. Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut.

Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël.

/ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGANIZIMI MADHËSHTOR PËR HANËN/ A ishte prezent Mozzik në festën e saj të ditëlindjes?
Previous article THIRRJE RACISTE NË STADIUM/ Ofendohet gjatë derbit të Londrës mbrojtësi i Chelseat... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT