• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IMAGJINONI TË JAPË URDHËRA VRASJEJE…”/ Rama për drejtësinë: Altin Dumanit shpatën ia dhamë ne
Home
Politikë

“IMAGJINONI TË JAPË URDHËRA VRASJEJE…”/ Rama për drejtësinë: Altin Dumanit shpatën ia dhamë ne

6 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama përsëriti se ishte ai dhe Partia Socialiste që me reformën në drejtësi sollën një drejtësi të pavarur në Shqipëri ‘që godet majtas dhe djathtas’.

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikën ‘Sy m’sy’, kryeministri u shpreh se ishte ai që ia dha ‘shpatën drejtësisë’ dhe jo Amerika. Rama u ndal edhe te tragjedia e 21 janarit.

“Lërja punës së zotit këtë orën kur na merr. Kur përmend Profetin, më dëgjo mua bëj shumë kujdes. Mos nxjerr profetin përpara për të nxjerrë mllefet e tua. Nëse ke helme për të nxjerrë dhe nëse ke mallkime për të bërë. Besoj se është e kotë të luftohet me gjithë këtë llum, por kush sulmon duhet të provojë atë që thotë. Sa i përket arrestimeve duhet ta dish ti dhe të gjithë, kjo ditë e arrestimeve, hetimeve të personave në pushtet politik, qofshin ministra a kryetar bashkie, nuk do vinte kurrë o ti miku im, pa mua dhe pa PS.

Nuk do vinte kurrë se po të vinte do kishte ardhur nga 1912. Deri kur unë dhe PS të gjithë bashku bëmë reformën në drejtësi, as ti as yt atë as stërgjyshi që kanë jetuar në këtë vend e u prehtë në paqe kush nuk jeton më, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohin sot. Pyetja është si ka mundësi që nuk u bë një hetim, si nuk u thirr një njeri në prokurori. Kështu pushkatime e varje në litar me gjykata nga regjimi përkatës ka pasur plot. Po flas për prokurorët e gjykatës të pavarur. Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë askush më parë. Vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë në duart e pushtetit politik, duke goditur kë ka pasur oreks të godasë. Këtu ka ndodhur, imagjino të ndodhte sot që të mblidhej këtu posht dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin më plumba dhe të vdisnin 4 vetë të pafajshëm, të parrezikshmë. Dhe prokurori, imagjino SPAK të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Policisë, hec, nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK.

Protestat në Tragjas kundër ndërtimit të ujësjellësit, Rama: Nuk ka asnjë kërcënim për banorët
Kjo ka ndodh në Shqipëri morë miku im jo para 100 vjetësh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo që tani duket e pamundur. Na ra nga qielli kjo? Apo e solli Amerika me aeropolan apo Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu dhe ata që e shkruan dhe e votuan me vullnet të plotë. Altin Dumanin për të cilin kam shumë respekt dhe ia kam shprehur solidaritetin kundër qendërisë që i turret, ka qenë aty prokuror i Republikës, por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë more zotëri dhe e përdorte për hesapet e veta.“- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJOLËN E TELEFONOI NJË NUMËR I PANJOHUR"/ Veliaj tregon "prapaskenat" e arrestimit: Ja "SMS" me zyrtarin e SPAK
Previous article STUHITË "GODASIN" SHBA/ Tre të vdekur në Mississippi, paralajmërime edhe për tornado

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT