• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ilir Meta u vetvra si Allende! Duhet zëvendësuar URGJENT!”
Home
Politikë

“Ilir Meta u vetvra si Allende! Duhet zëvendësuar URGJENT!”

8 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ilir Meta u vetvra si Allende! Duhet zëvendësuar URGJENT!

Për të gjithë ata që mendonin se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është nga ata burra që e mban fjalën, sot janë zhgënjyer.

Sepse ai sapo e vrau veten, ashtu siç na kishte premtuar nga Pogradeci, si Presidenti kilian Salvador Allende.

Në ndryshim nga ai, ky akt dëshpërimisht “in extremis” nuk erdhi sepse pallati i tij ishte rrethuar nga trupa ushtarake, në përpjekje për të realizuar një grusht shteti.

Përkundrazi. Ai ishte i rrethuar nga opozita që kërkoi prej tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura që të bëntë një grusht kushtetues shteti, dhe ai nuk ua prishi.

Ua plotësoi dëshirën: Shkroi një letër ku thotë se paska vendosur që të shfuqizojë Dekretin Nr. 10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Arsyeja? As ai nuk e di. E rëndësishme ishte që ora e deklaratës së tij të përputhej me fillimin e protestës së radhës, të opozitës së rrugës. Por do mendohet pak, sa të nxihet pak në diell në plazh. E shtuna dhe e diela përpara janë.

Ndaj na tha: Në komunikimin të hënës, dt. 10 qershor, do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Presidenti i Republikës sipas nenit 92, pika gj, të Kushtetutës ka të drejtë vetëm të “caktojë datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”

Pra, Presidenti nuk ka të drejtë të shfuqizojë dekretin e datës së zgjedhjeve. Kjo është arsyeja se përse ai nuk ka asnjë referencë Kushtetuese dhe Ligjore në deklaratën e tij. E se përse do që të mendohet pak, deri të hënën.

Duke qenë se jemi përpara një akti të kryer vetvrasjeje nga Presidenti në tentativë për ti bërë grusht shteti Republikës se vet, deri të hënën Parlamenti duhet të jetë mbledhur për ta shkarkuar. Vendi i Ilir Metës, nuk duhet lënë më, asnjë minutë bosh.

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO LAJM/ Berisha publikon një fotografi por detajet e nxjerrin blof... jo e sotmja!
Previous article META KËRKOI ANULLOI E ZGJEDHJEVE/ Balla: 30 qershori nuk lëviz

F.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT