• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ILD TË ÇOJË PRAPA HEKURAVE GJYQTARË E PROKURORË”/ Rama paralajmëron goditjen e “grupit KÇK”: S’ka më lojë “macja dhe miu”
Home
Politikë

“ILD TË ÇOJË PRAPA HEKURAVE GJYQTARË E PROKURORË”/ Rama paralajmëron goditjen e “grupit KÇK”: S’ka më lojë “macja dhe miu”

12 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do të nisë goditja ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që ai i cilëson si “grupi KÇK”.

Rama tha nga foltorja e Kuvendit se pikërisht sot do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë do verifikohen për figurën dhe pastërtinë, për të shkuar më tej te pezullimi dhe hapja e proceseve penale ndaj tyre, e deri te burgosja.

“Me vetë KCK, organizatën kriminale, është fakt se në këtë fazë, ku Reforma në drejtësi, po vazhdon të zbatohet dhe ku Vettingu po vazhdon të pastrojë lumin nga pallati i drejtësisë, një pjesë jo e vogël e llumit, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që s’kanë asnjë shans të kalojnë vetitngun, kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre të shkurtuar nga Reforma në drejtësi, të cilës po iu vjen fundi, me një përshpejtim marramendës të aktivitetit të tyre kriminal.

Opinioni publik duhet të përballet me “aksidente” të përplasjes mes ligjit, që thyhet, përballë makinerisë së krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë, që nxjerr vendime, që realisht dëshpërojnë dhe synojnë gjunjëzimin e opinionit publik, vendime të tmerrshme, që nga ato që janë bërë publike, te të tjera që s’janë bërë publike. Që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm në mënyrën më spektakolare të shkeljes së ligjit nga vetë gjykatësit deri te tjetërsimet spektakolare të pronave në zonën e bregdetit. për këtë, ne kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore, si asnjëherë më parë, në të dyja anët e medaljes. Në anën që është pasqyrë e financimit të krimit të organizuar, dhe në anën e mbrojtjes së krimit.

Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë. Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEW YORK-VJESHTË 2020/ Sfilatat më të komentuara të Javë së Modës
Previous article "MË MUNGON..."/ Për Ledina Çelon 12 shkurti do të jetë gjithmonë një ditë nostalgjike e me shumë kujtime

Delo.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT