• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ILD NË KOSOVË/ Metani: Iniciativa të përbashkëta për konsolidimin e sistemit të Drejtësisë në dy vendet
Home
Aktualitet
Kronikë

ILD NË KOSOVË/ Metani: Iniciativa të përbashkëta për konsolidimin e sistemit të Drejtësisë në dy vendet

28 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion nga trupa inspektuese e ILD-së, zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë, ku pati takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe trupën akademike të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Prishtinës.

Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Rexhepi dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, z. Qerim Ademaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani u ndal si fillim tek roli dhe funksionet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me trajtimin e ankesave, hetimet disiplinore dhe inspektimet ndaj magjistratëve.

Kryetari i Gjykatës Supreme e informoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë rreth funksioneve të Gjykatës që drejton, si dhe kompetencën që Gjykata Supreme ka në trajtimin e ankesave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, ndaj vendimeve të Komisioneve Disiplinore të Këshillave përkatës. Z. Metani dhe z. Rexhepi vlerësuan se ndërtimi dhe thellimi i marrëdhënieve profesionale mes dy institucioneve kontribuon në promovimin e standardeve etike dhe profesionale në sistemet e drejtësisë së dy vendeve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi një takim pune në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku u mikprit nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor z. Albert Zogaj, zëvendëskryesuesja e këtij Këshilli znj. Arjeta Sadiku, kryetarja e Komisionit të Performancës së gjyqtarëve znj. Teuta Brahimi, si dhe drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Shkëlzen Maliqi.

Z. Metani e falenderoi z. Zogaj për pjesëmarrjen dhe angazhimin në konferencën rajonale të shërbimeve të inspektimit, që u mbajt në Tiranë në 25-26 shtator 2025, vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale dhe të përvojave institucionale.

Duke vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin ndërinstitucional, Kryesuesi Zogaj e informoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë mbi zhvillimet brenda sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, përfshirë proceset reformuese, avancimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe integritetit, si dhe sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, edhe përmes shkëmbimeve profesionale në institucionet respektive.

Një ndalesë e posaçme e vizitës së punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Kosovë ishte në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Hasan Prishtina”, me të cilin ILD ka një marrëveshje bashkëpunimi, që në tetor të vitit 2022.

Në takimin me dekanin e Fakultetit të Drejtësisë z. Avni Puka dhe trupën akademike të këtij Fakulteti, u konsiderua si mjaft produktiv bashkëpunimi i deritanishëm, sidomos me vizitat studimore të studentëve të Fakultetit Juridik të Prishtinës në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe u hodhën ide për bashkëpunime në të ardhmen, si një trashëgimi e brezave, por edhe e konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, pasi studentët e sotëm janë pjesa e ardhme e sistemit në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLI ME ZARF TË ZI NGA SHTËPIA/ Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga ‘BBVA’
Previous article "TË GATSHËM PËR DIALOG"/ Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT