• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ILAÇI” I DUHUR PËR SHËNDETIN/ Mësoni të mirat e uthullë së shegës dhe si ta përgatisni në kushte shtëpie
Home
Shëndet

“ILAÇI” I DUHUR PËR SHËNDETIN/ Mësoni të mirat e uthullë së shegës dhe si ta përgatisni në kushte shtëpie

13 March, 2022 k.autor Shëndet

Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj. Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë. Fruti pëveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi apo çaji.

Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull. Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:

Sistemi tretës
Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë. Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë gjelle uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

Përthithja e kalciumit
Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra. Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

Kolesteroli dhe tensioni i gjakut
Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Zhbllokon arteriet
Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara.

Si të përgatisni uthullën e shegës në kushtet e shtëpisë
Receta për përgatitjen e uthullës së shegës në kushtet e shtëpisë është mjaft e lehtë për t’u provuar. Do t’ju nevojiten katër kilogramë shegë nga të cilat mund të prodhoni një litër uthull shege, pas filtrimit dhe avullimit.

Përgatitja:
Pasi keni shtrydhur kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi. Mbajeni në frigorifer për dy ditë, gjatë së cilave, mbetjet e kokrrave do të bien në fund të enës. Këshillohet që kokrrat e shtypura mos t’i hidhni sepse ato janë burim fibrash dhe mund të konsumohen. Filtrojeni lëngun me kujdes dhe hidheni në një enë qelqi. Mbulojeni enën me një napë dhe izolojeni mirë me llastik. Enën ruajeni në një hapësirë të errët. Lereni lëngun të fermentohet për 30 ditë.

Më pas, filtrojeni për herë të dytë. Lëngu i përftuar duhet të fermentohet sërish për rreth 2 javë të tjera. Në fund të këtij procesi, duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit. Ruajeni uthullën e filtruar në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë tepër e mprehtë dhe e athët, por më pas do të zbutet. Mund ta përdorni uthullën në recetat tuaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VESH FUSTANIN E BARDHË/ Habit Kejvina Kthella, ja super miliarderit që i "propozon" për MARTESË
Previous article SULMI NË XHAMI/ Turqia kontakton me Rusinë, ja çfarë i kërkon

k.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT