• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IL PADRINO”/ Ceremonia e VARRIMIT në Vlorë që kaloi në HESHTJE. Morën pjesë 500 persona. Vargu i makinave të kortezhit shkoi…
Home
Breaking News

“IL PADRINO”/ Ceremonia e VARRIMIT në Vlorë që kaloi në HESHTJE. Morën pjesë 500 persona. Vargu i makinave të kortezhit shkoi…

9 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndërsa e gjithë vëmendja dje ishte përqëndruar në Bularat ku po mbahej ceremonia mortore e ekstremistrit grek, Kostandin Kacifas, në Vlorë familjarët e të afërmit përcjollëm për në banesën e fundit Edison Harizajt.

39-vjeçari mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 6 nëntorit në Durrës. Ndërsa miku i tij Genci Çaçi, i cili udhëtonte me të në makinë, humbi jetën një ditë më pas në spital.

Miqtë e Harizajt janë kujdesur për të pasur një ceremoni private dhe larg ‘të paftuarve’.

Madje janë siguruar për të mos lejuar asnjë lëvizje tjetër në rrugët ku do të kalonte kortezhi.

Kjo, dhe për arsye sigurie edhe të personave që merrnin pjesë në varrim.

Të paktën 500 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ndërsa vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km.

Si ndodhi vrasja

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz.

Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës, (6 nëntor) dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip Audi A8 së bashku me Genci Çaçin, autorët janë vënë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt me një automjet ende të pa identifikuar.

Ndërkohë persona të tjerë dyshohet se e prisnin makinën ku ndodhej Edison Harizaj pikërisht në vendin e atentatit ku ishte zgjedhur një zonë pa ndriçim dhe pa asnjë kamera sigurie.

Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinën përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda.

Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip Audi A8 është bërë shoshë nga plumbat.

Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë, të cilat kanë kryer goditje mbi automjetin e viktimave me mbi 50-55 predha.

Pistat e hetimit

Tre janë pistat e hetimit.

Hakmarrja për shkak të veprimtarisë së kriminale dhe konflikteve në të kaluarën është pista kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet për vrasjen e Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, 6 nentor, në Durrës.

Policia ka rihapur dosjet e vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë prej vitit 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Hasmëria e parë që familja e Edison Harizit ka pasur në Vlorë daton në vitin 1999 ku një prej tre vëllezërve familjes Veseli, i vrau njërin dajë dhe i plagosi dajën tjetër, pas një konflikti të nisur për një gërvishtje makine.

Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh nga të dyja familjet, ndërsa nga tre vëllezërit Veseli, aktualisht jeton vetëm njëri, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.

Pista e tretë mbetet ajo e ekzekutimit “për influemcë” në botën e interesave të grupeve kriminale në lidhje me ndarjen e zonave dhe përfitimeve të aktivitetit të paligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë pasojat e kafesë në bark të zbrazët
Previous article MOTI/ E shtunë, 10 nëntor: Fundjava sjell NDRYSHIME! Këto qytetet do... (PARASHIKIMI)

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT