Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe disa ditë më parë, java e fundit e gushtit do të tregonte se temperaturat do të pësonin rënie. E njëjta gjë ndodhi sot, këtë të hënë që nisi me reshje të dendura shiu por të përqëndruara në rang lokal. Tirana u “zgjua” kështu këtë mëngjes, ndërsa në shumë vende njerëzit janë rikthyer nga plazhi për të rifilluar nga e para rutinën e tyre të përditshme. Fotot vijnë nga redaksia e ALPENews.al shkrepur në Tiranën e mëngjesit të sotëm.
/ALPENews.al




