Largohet per festat e fundvitit nga shtepia, por kur kthehet zbulon se i kane vjedhur banesen, persona ende te paidentifikuar qe kane hyre me celes.
Behet fjale per nje 39-vjeçar i cili ka kallezuar ne Policine e Tiranes sot ngjarjen, pasi ka konsatuar se ne banese i mungonin nje shume lekesh dhe disa bizhuteri.
Njoftimi:
Më datë 05.01.2018, shtetasi B.H, vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 28.12.2017, është larguar nga banesa dhe kur është kthyer ditën e sotme, ka konstatuar se persona të paidentifikuar, duke hapur derën me çelës, i kanë vjedhur banesën ku kanë marrë nje shume lekesh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


