• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IKU NJË COPËZ E PAKTHYESHME…”/ Jorida Tabaku humb njeriun e afërt, mesazhi prekës
Home
Politikë

“IKU NJË COPËZ E PAKTHYESHME…”/ Jorida Tabaku humb njeriun e afërt, mesazhi prekës

17 April, 2023 s.autor Politikë

“Iku një copëz e pakthyeshme e fëmijërisë e jetës time”. Kështu shprehet në një postim në rrjetet sociale deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Teksa ka postuar foto me gjyshën e saj, deputetja e përshkuan “Nona Kijen” një grua të fortë dhe të fisme.

Mesazhi i plotë:

Sot, u nda nga jeta Nona Kija! Iku një copëz e pakthyeshme e fëmijërisë e jetës time! Nona Kija do mbahet mend nga të gjithë si gruaja e fortë e Dervish Hatixhesë që rriti e vetme 6 fëmijë, që ia hapi derën kujtdo dhe gjatë regjimit komunist kur shumë dyer u mbyllën!

Rukije Skifteri, bija e Ali dhe Bakushe Tabakut, për mua qe guri i mbetur i fëmijërisë time, vendi im i lumtur! Shtëpia e saj më rriti mua e kushërinjtë e mi që vraponim nga avllia në avlli, me pemët erëmirë, me lulet e shumta me oborrin me pllaka me derën e hapur çdo ditë e me oxhakun e vjetër që na mblidhte netëve të dimrit!

Nuk kam kujtim fëmijërie ku ajo mos jetë, e nuk ka pasur kënaqësi më të madhe kur më thoshte: i them njerëzve jam halla e Joridës! Një zonjë e fortë Tirone që nuk ka reshtur së luftuari gjatë gjithë jetës së saj dhe së besuari përherë se Mirësia e mposht të keqen!

Ajo më mësoi për fenë e më tregoi historitë e bukura e të trishta të familjes! Me një lloj elokuence që nuk e gjen kund as sot, ajo fliste me këdo e papërtuar, gjithmonë në shërbim, me trupin e imët e mërhamonin e bardhë nuk e thoshte kurrë një fjalë të keqe! Soji është soj më thoshte, s’duhet me e prish zemrën!

Ajo iku sot e mori me vete dhe një copëz timen, e të fëmijërisë time! Lamtumirë Nona Kije! Qofsh e amshuar pranë Zotit që aq shumë e predikove!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRONDIT TURQINË/ Ja sa ishte magnituda
Previous article PAMJET/ Si u zbuluan 2 tonë kokainë në det, droga e paketuar dhe e lidhur me rrjetë për të mos u shpërndarë në ujë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT