Duhet më shumë punë për t’ju dhënë njerëzve shërbime. S’i thamë njeriut që instrumentat janë të reja ndaj duhet të paguash një tarifë. Ne nuk i thamë njeriut që dializën t’a bësh me pagesë. Nuk tha njeri që ranë nga qielli, por falas e ka qytetari, koston e ka shteti. U vunë skanerat e doganave me koncesion. Vumë skanera ne, paguani ju. Kjo s’është PPP për të lehtësuar shërbimin, por për të modernizuar dhe për të humbur ai që merr shërbimin. Stadiumi që është një PPP fantastike, asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Ja, zgjedhja është e qartë. Për të mos u zgjatur më, është momenti, aaahhh dhe një temë tjetër… se kjo është bërë një lajkmotiv i ulët, është përsëritur kaq shumë, Shqipëria po shpopullohet thotë ky Haxhiu, do t’a ndalojë ai….
Të tjerë thonë po ikin njerëzit. Si është e vërteta? Jemi në një botë me kurs tjetër lëvizjeje, jemi në mes të një kontinenti ku shumë afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës. Patjetër që një të riu, që ndodhet në një fshat, që ka mrokllën dhe e ka këtu dhe Kim Kardashianin dhe Cristiano Ronaldon, s’është e lehtë t’i thuash, rri këtu të bëjmë bashkë Shqipërinë dhe pas 35 vitesh do jemi si në Gjermani. Ka probleme, por kush thotë se ikja e njerëzve lidhet me qeverisjen, s’kupton asgjë ose është i poshtër.
E kupton, por s’di të thotë asgjë tjetër, veçse të hedhë helm. Faktet ebazuara në shifrat e Eurostat, shihni shqiptarët që ikin, shihni shqiptarët që vijnë (Tregon tabelat), në 2015, shihni 2019. Shqiptarët e kthyer janë 155 mijë, diferenca mes të ikurve dhe të ardhurve (shikon nga tabela), meqë flama e ikjes ka ardhur kur ne kemi ardhur në qeveri. Shihni vendet e tjera, vendet e tjera janë vende anëtare të BE. Shihni Portugalinë, i ikin 50 mijë njerëz në vit, kanë vënë bonus 5800 euro që të kthehen. S’kthehen. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do të ikin. Bunkerin e Enver Hoxhës duam? Ka rrjedhje të trurit në këtë proces. Duhen krijuar instrumenta që të kthehen.
Por kush e bëri në bujqësi që të fillojë një ndryshim i brendshëm. Nga Malësia e Madhe në Konispol. Shkoni takojini, unë i kam takuar. Nëse bëjmë garë me trendin e mëparshëm, është më pak se më para. Garën se bëjmë dot, edhe ata që ikën asokohe kanë patur më shumë arsye për të ikur. Shqipëria e para 6 viteve le të hidhen përpjetë të gjithë, s’ka asnjë krahasim.


