• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IK SE DO TË KAPIN”! Kush e spiunoi oficerin Adriatik Bakiasi, zbulohet lidhja familjare e…
Home
Aktualitet
Kronikë

“IK SE DO TË KAPIN”! Kush e spiunoi oficerin Adriatik Bakiasi, zbulohet lidhja familjare e…

20 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Adriatik Bakiasin, oficerin e policisë së arrestuar një ditë më parë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimin se dekonspiroi mega-operacionin e koduar “One if-by land”, që çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që nëpërmjet pasaportave false çonin klandestinë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli.

Në lidhje me këtë rast, gazetarja Klodiana Lala raporton të dhëna të reja për “BalkanWeb”. Sipas saj, emri i Bakiasit ka dalë në skenë pasi u arrestua një person që kishte shkuar për të lajmëruar shtetasin Fuat Zaimi, 51-vjeçarin e lindur në Skrapar, me banim në Tiranë, i arrestuar gjatë operacionit të së shtunës.

Që prej të premtes në darkë, skuadrat operacionale kishin marrë nën vëzhgim banesat e shtetasve për të cilët u dha masa arrest me burg në mungesë. Por gjatë kohës që ata vëzhgonin banesën e shtetasit Fuat Zaimi, vërejnë se aty shkon një person (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe i thotë: “Ik se do të kapin”.

Në momentin që Fuati tenton të largohet nga banesa, forcat operacionale ndërhyjnë dhe e arrestojnë bashkë me personin që e lajmëroi.

Pasi u shoqëruan në polici, ishte pikërisht lajmësi i Fuatit ai që tha se e kishte dërguar oficeri Adriatik Babasi për ta lajmëruar.

Nga verifikimet e kryera del se ky person ka edhe një person të afërt, familjar të tijin në skuadrën operacionale, prandaj edhe po bëhen verifikime të tjera nga SHCB-ja për përfshirjen apo jo të shtetasve të tjerë në dekonspirim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah është golashënuesi më i mirë dhe mbreti i rasteve të humbura në Premier League
Previous article Pogba ka një ëndërr, të luajë me këtë lojtar

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT