• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IA SHTRUAN 5 ORË ME RAKI”/ Zbardhet vrasja e 29-vjeçarit, çfarë ndodhi në lokalin e fshatit (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“IA SHTRUAN 5 ORË ME RAKI”/ Zbardhet vrasja e 29-vjeçarit, çfarë ndodhi në lokalin e fshatit (FOTO)

18 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Fshati Sllatinë i Dibrës është zgjuar mëngjesin e djeshëm me ankthin e një ngjarjeje të pazakontë dhe mjaft tragjike. I riu 29-vjeçar vdiq pasi u vra me leva dhe thika.

Sherri mes të rinjve ka shkaktuar një viktimë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00, në fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, ku vëllezërit e përfshirë në sherr ishin ulur në tavolina të veçuara.

Fillimisht mësohet se ka qenë Qazim Plaku, 24 vjeç, që ka goditur me thikë Myrteza Hysën, 24 vjeç. Më pas, ky i fundit, bashkë me vëllain e tij të vogël, Jurgen Hysa, 21 vjeç, janë kundërpërgjigjur duke sulmuar me thikë dy vëllezërit Plaku. Për pasojë, Dukagjin Plaku, 29 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.

Sipas oficerëve të Policisë Gjyqësore, vëllezërit Plaku e Hysa dhe të rinj të tjerë të fshatit Sllatinë janë ndodhur së bashku në qendër të fshatit, në të njëjtin lokal. Prej orës 22:00 deri në 03:00, ata kanë konsumuar sasi të mëdha alkooli, kryesisht raki.

Dëshmitarët okularë i thanë Policisë se gjatë pijes nuk kanë munguar fjalët fyese e kërcënimet mes vëllezërve Hysa dhe Plaku, duke shkuar deri në sherrin me thika. “I pari e filloi sherrin Qazim Plaku. Ai goditi me thikë Myrteza Hysën. Pikërisht në këtë moment konflikti mori përmasa të mëdha. Vëllezërit Hysa dhe ata Plaku nisën përleshjen me thika, drurë e karrige.

Edhe pse i plagosur, Myrteza Hysa dhe vëllai i tij kanë goditur disa herë me sende të forta Dukagjinin, deri kur ai ra pa ndjenja në dyshemenë e lokalit. As pronari i lokalit dhe as ne që ndodhshim në lokal nuk kishim mundësi ta ndalnim konfliktin”, janë shprehur për Policinë e Dibrës dëshmitarët e ndodhur në vendin e krimit.

Banorë të fshatit kanë transportuar të plagosurin Dukagjin Plaku drejt Spitalit Rajonal të Peshkopisë, por ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që rreth dy orë pas sherrit arriti të vinte në pranga dy vëllezërit Hysa.

Ndërkohë, vëllait të viktimës iu deklarua masa e arrestit në ambientet e spitalit ku ndodhej për të marrë ndihmë, pasi edhe ai ka marrë plagë me thikë. “Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin për motive të paqarta, ku 29-vjeçari i identifikuar si Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë e për pasojë ka humbur jetën në spital. Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë vëllai i viktimës, Qazim Plaku, 24 vjeç, që ka plagosur 24-vjeçarin Myrteza Hysa. Më pas, dy vëllezërit Hysa kanë goditur me thikë 29-vjeçarin Plaku”, mësohet nga grupi hetimor që po punon për të zbardhur ngjarjen.

Të katër personat e përfshirë në konflikt janë banorë të të njëjtit fshat dhe nuk ka të dhëna që të kenë pasur konflikte të mëparshme. Gjithsesi, Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të sherrit, që përfundoi me një viktimë.

Burime të rezervuara shprehen se sherri mes katër të rinjve e ka zanafillën te fjalori i rëndë i përdorur nga palët e alkoolizuara dhe presionet ndaj njëri-tjetrit. Sipas personave të ndodhur në lokalin ku ndodhi ngjarja tragjike, vëllezërit Plaku e Hysa fillimisht kanë shkëmbyer kërcënime me fjalë fyese dhe pastaj kanë nisur sherrin me thika e sende të tjera.

Prokuroria e Dibrës ka marrë çështjen në hetim, ku ndaj vëllezërve Hysa rëndon akuza e plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen, ndërsa ndaj Qazim Plakut është ngritur akuza e plagosjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE PUBLIKON MESAZHET"? Rama tregon arsyen dhe jep një këshillë për të gjithë
Previous article “PASKE BALLKON TË RREZIKSHËM”/ Deputeti i njohur ngacmon live në emision ish-miss Shqipërinë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT