• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IA MOREN VALLES NË AUTOSTRADË/ Policia ndëshkon dasmorët nga Laçi, i bllokon makinat luksoze
Home
Aktualitet
Kronikë

IA MOREN VALLES NË AUTOSTRADË/ Policia ndëshkon dasmorët nga Laçi, i bllokon makinat luksoze

24 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Identifikohen dhe vihen nën hetim 4 dasmorët që bllokuan autostradën e Laçit duke kërcyern në mes të rrugës pasi kishin shkuar të marrin nusen.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht katër persona nga mosha 21 deri në 45 vjeç në lidhje me incidentin, ndërsa akuzohen për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin.

Në kuadër ta masave për këtë ngjarje, janë bllokuar edhe katër automjetet e personave të proceduar dhe janë vendosur gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Videoja ku dasmorët ndalojnë në mes të rrugës dhe hedhin valle, u bë virale në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Patokut, ndërsa drejtuesit e mjeteve u penguan për disa minuta në trafikun e krijuar si pasojë e ahengut. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, kanë identifikuar dhe proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, të cilët penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë bënë bllokimin e 4 automjeteve, si dhe proceduan administrativisht  drejtuesit e tyre.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 18 VJEÇAREN NË FERIZAJ/ Dardan Krivaqa shfaqet me kokën ulur pas ARRESTIMIT
Previous article PANDEMIA/ BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT