Një burrë 62 vjeç nga Koreja e Jugut vrau qenin e fqinjit të tij, sepse ai ishte shqetësuar vazhdimisht nga lehja e tij kështu që e gatoi atë dhe e ftoi pronarin me familjen e tij për darkë.
Pa kësaj Policia tha se dorasi menjëherë e pranoi vrasjen e qenit, duke përsëritur se ishte shumë i shqetësuar, shkruan dailymail.co.uk, transmeton Indeksonline.
Ai tha se qenin fillimisht e gjuajti me një gur duke qëlluar në kokë.
Vetëm kur qeni humbi vetëdijen ai iu afrua ta mbyste atë, dhe më vonë e gatoi – tha detektivë nga Pyeongtaek.
Pas kësaj, ai e ftoi fqinjin dhe familjen e tij për darkë.
Mishi i qenve është pjesë e një kuzhine kombëtare në Korenë e Jugut për shumë vite, por koreanët kanë vendosur kohët e fundit të mbajnë qentë si kafshë shtëpiake në vend që t’i hanin.
Kohët e fundit, ligji është shtrënguar kështu që ata që abuzojnë me kafshët përballen me një gjobë prej 20 milionë dollarësh.