• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IA KUJTOVA PËRSËRI DJE”/ Presidenti Erdogan: Kina nuk na i ka dërguar vaksinat sipas kontratës
Home
Nderkombetare

“IA KUJTOVA PËRSËRI DJE”/ Presidenti Erdogan: Kina nuk na i ka dërguar vaksinat sipas kontratës

26 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan tha të premten se deri në fund të shkurtit Kina nuk e kishte përmbushur objektivin për dërgimin në Turqi të 50 milionë dozave të vaksinës për koronavirusin dhe se ai e kishte ngritur këtë çështje në takimin me ministrin e jashtëm kinez.

Turqia nënshkroi në nëntor një marrëveshje me Kinën për të blerë 100 milionë doza vaksine, prodhim i firmës Sinovac Biotech, të cilat do të dërgoheshin pjesë-pjesë.

Sipas marrëveshjes, Kina duhej të dërgonte 50 milionë doza Sinovac në Turqi deri në fund të shkurtit dhe pjesa tjetër deri në fund të prillit.

Por dërgesat janë vonuar dhe Kina është ende 32 milionë doza mangut nga objektivi i shkurtit.

Presidenti Erdogan tha se e kishte ngritur çështjen me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë bisedimeve në Ankara të enjten.

“Marrëveshja e parë që bëmë me Kinën ishte në fakt për 100 milionë doza, me 50 milionë doza në fazën e parë. Deri tani 50 milionë dozat nuk janë marrë nga ne dhe këto 50 milionë duhet të mbërrinin deri në fund të shkurtit”, tha zoti Erdogan.

Që nga 14 janari, kur filluan imunizimet, Turqia ka administruar 14.6 milionë vaksina dhe 8.2 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë.

Zoti Erdogan tha se i kishte kujtuar ministrit Wang marrëveshjen që kishin nënshkruar në nëntor.

“Ia kujtova përsëri dje. I thashë se prisnim dërgimin e shpejtë të 50 milionë dozave, siç përcaktohej në marrëveshje,” saktësoi ai.

Sipas Presidentit Erdogan, ministri i kishte thënë se do ta ndiqte çështjen më nga afër dhe do ta diskutonte atë me Presidentin Xi Jinping.

Pas bisedimeve me Kinën të enjten, Turqia tha se ka filluar bisedimet e para për të blerë vaksinën ruse Sputnik-V.

Turqia regjistroi gati 29,000 infeksione të reja me koronavirus të enjten, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë. Shifrat kanë vazhduar të rriten pas lehtësimit të kufizimeve këtë muaj./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË SHBA/ Pasagjeri tenton të hapë derën e aeroplanit në fluturim, publikohen pamjet tronditëse (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Për herë të parë në 6 muaj, pjesa më e madhe e Anglisë regjistron 0 vdekje nga Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT