• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VRAU BURRIN 21 VJET MË PARË/ Gruaja që mbeti e plagosur rëndë fal gjakun dhe heq dorë nga…
Home
Sociale

I VRAU BURRIN 21 VJET MË PARË/ Gruaja që mbeti e plagosur rëndë fal gjakun dhe heq dorë nga…

25 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pasi dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vrasjen e bashkëshortit Kristina Lleshi thotë se koha shëron gjithçka.

Por në moshën 51-vjeçare ajo ka kuptuar se falja është akoma më e fortë se efekti i viteve.

Ajo do dëshironte ta shikonte në sy vrasësin e Shtjefen Matisë e po ashtu njeriun që e la edhe atë të plagosur rëndë. Por i akuzuari Ndok Gjeka nuk paraqitet në asnjë nga seancat.

Krimi i kryer për gjakmarrje plot 21 vite më parë, i ndryshoi jetën edhe të mbijetuarës që koha sidoqoftë nuk ia ka larguar shenjat e plumbave në të dyja këmbët.

“Po vishim te shtëpia, veç kur e kemi pare veten, ai vdekur dhe unë gjallë, unë kam rënë pa ndjenja , më kanë ndihmuar, por nuk e mbaj mend atë personin. Ne ishim kokë me kokë, aty u ndamë, Shtejfnin e çuan tek shtëpia, mua më çuan në spital. Nuk u ktheva më kurrë në atë shtëpi”, u shpreh Kristina Lleshi.

Për vrasjen e dy dekadave më parë dhe plagosjen e Kristinës po rigjykohet Ndok Gjeka, i dënuar më herët në mungesë me 25 vjet burg dhe nga 1997 deri në 2016 ka jetuar në arrati.

I akuzuari sipas prokurorisë e vrau për gjakmarrje Shtjefen Matinë, pak kohë pasi viktima në një dasëm i kishte vrarë të ëmën.

Me ndryshimet ligjore të reformës, Kristina ka të drejtë të jetë palë në gjykim dhe të kërkojë dëmshpërblim, por ajo ka refuzuar.

“S’dua të marr avokat fare, ka ka kaluar kjo ngjarje, ka 20 vite”, shprehet Kristina Lleshi.
Kjo sepse vrasesi tashmë është në dore të shteti dhe kaq mjafton për Kristinën

“Robi të fali dhe të jetë i lirë kushdo me qenë”, shprehet ajo.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bledi Mane zbulon arsyen pse del rrallë në televizion: Nuk kam rregulluar akoma...
Previous article Këngëtarja e famshme i jep fund karrierës muzikore: Erdha në fund të udhëtimit tim…

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT