• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VRANË DJALIN NË BARCELONË/ Flet babai: Po e pres KUFOMËN, Zoti e di sa…
Home
Breaking News

I VRANË DJALIN NË BARCELONË/ Flet babai: Po e pres KUFOMËN, Zoti e di sa…

12 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bujar Gashi, 41 vjeç nga Gjakova, prej vitesh me vendbanim në Barcelonë, ka vdekur në rrethana misterioze, javën e kaluar. Dyshohet se një përleshje me thikë ka qenë fatale për të në qytetin katalonas ku kishte migruar prej vitesh. Në Barcelonë, Gashi, ushtronte profesionin e shoferit. Familja e tij në Gjakovë që e priste vizitën, tani po e presin kufomën.

Në kafenenë përballë banesës ku banon me qira, babai i moshuar i Bujarit, Xhemaili, i tronditur me rastin që i ka ndodhur familjes së tij i tha Gazetës Express se nuk ka asnjë informatë se si ndodhi ngjarja dhe cilat motive e çuan drejt vdekjes djalin e tij.

Xhemaili tha se po e pret kufomën e Bujarit për të hapur të pamën.

“Se di as çka ka ndodhë as kurgjë nuk di. Djali është i lindur në vitin 1977. Në Barcelonë ka shku që 3-4 vjet. Po e pres kufomën por nuk dihet kur vjen, Spanja hala s’na ka njoft pavarësinë. Zoti e din sa ka me zgjatë procedura, të pamen nuk e kemi hap s’bon pa ardhë kufoma”, thotë babai i viktimës për Gazetën Express.

Ai thotë se më parë bashkë me familje kanë jetuar në Gjermani, ndërsa më vonë Bujari ka migruar në Spanjë ku edhe e ka ushtruar profesionin e shoferit.

“Djali u kan shofer nuk dim kurgjo për momentin se dim qysh ka ndodhë”, rrëfen më tej i moshuari.

Familjarët thanë se Bujari nuk ka qenë i martuar ndërsa vazhdimisht ka mbajtur kontakte me ta. Ata po ashtu pohuan se ai kurrë nuk është ankuar se ka probleme me dikë në Spanjë.

“Nuk u kan i martuar kontakte kem pas gjithmonë u ardhë e kemi fol me to, probleme s’ka pas, kemi mbajt kontakte përmes telefonave. 10 ditë para se me ndodhë rasti kom pas kontakt me Bujarin, s’ka pas absolut asnjë problem”, tha vajza e axhës së Bujarit.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfrirmuar vdekjen e Bujar Gashit, por nuk kanë dhënë më shume detaje për këtë rast. As Ministria e Punëve të Jashtme nuk i është përgjigjur thirrjeve gjatë ditës së sotme.

Viktima ishte goditur me thikë dhe nga plagët e marra Ekipi i Emergjencës nuk ka arritur që t’ia shpëtojë jetën kosovarit.

Hyrja e baneses ne Gjakove, ku jeton babai i Bujarit
Hyrja e baneses ne Gjakove, ku jeton babai i Bujarit
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bosi shqiptar SULMON Fiorentinën e "Big Brother": Kur*ën e sotme mos e lë për... (FOTO)
Previous article Kejvina Kthella poston FOTON e nxehtë, fansat kapen pas veshjes së saj: Dukesh si thes me patate Maliqi...

F.autor

Postime të ngjashme

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT