Një trevjeçar që i vodhën protezën e shtrenjtë që i mundësonte ecjen, mund të ecë sërish pas ndihmës së disa njerëzve zemërmirë.
Josia Rainey nuk mund të ecte më pasi disa persona i vodhën protezën që kushtonte 8,900 euro.
Pasi morën vesh lajmin e hidhur, vendasin në zonën ku ai jeton vendosën të mbledhin para për t’i blerë një karrocë me rrota.
Josia ka lindur me sindromin Vacterl, një defekt i rrallë që bëri që vogëlushi të lindte pa këmbën e majtë.
Ai mbështetej mbi një protezë për të ecur, por atë ia vodhën në makinën e nënës së tij e cila e kishte parkuar jashtë shtëpisë të pa kyçur.
Kur dëgjuan për vjedhjen, mjekët në zonën ku ata jetonin në Illinois, u ofruan që t’i dhurojnë një gjymtyrë të re.
Ndërkohë fqinjët e tij kanë arritur të mbledhin mjaftueshëm para për t’i blerë një karrocë me rrota.





