Një banore e Pensilvanisë në SHBA ka mbetur e shokuar kur ka parë faturën e energjisë elektrike për muajin e fundit dhe ka kuptuar se kishte borxh 284 miliardë dollarë!!!
“Sytë më dolën nga koka”, ka thënë Mary Horomanski, 58-vjeçare për “Erie Times-News”. “Kishim vendosur dritat për Krishtlindje dhe mendoja mos e kemi bërë gabim”, përcjell albinfo.ch.
Asaj i ishte kërkuar që të paguante gjithë borxhin prej 284 miliardë dollarësh deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.
Me t’u thirrur në qendrën për klientë, kjo faturë u rregullua pasi u kuptua që borxhi në total ishte 284.46 dollarë.
Tani Horomanski tani ka kërkuar një dhuratë tjetër për Krishtlindje, pasi pa faturën e madhe: “Dua një monitorues zemre”, ka shtuar ajo.



