• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VJEDH BMW-ja që ia mori me qira/ Për herë të fundit u lokalizua në kishën e Laçit nga… (EMRI+FOTO)
Home
Breaking News

I VJEDH BMW-ja që ia mori me qira/ Për herë të fundit u lokalizua në kishën e Laçit nga… (EMRI+FOTO)

15 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pronari i një kompanie ku jepen makina me qira, Shkëlqim Balla tregoi në emisionin “Stop” sesi i vodhën një makinë tip “BMW” me vlerë 35 mijë Euro.

Më datë 23 Prill 2018 një djalë, i cili sipas patentës quhej Enis Dedaj, mori një makinë me qira me dokumente false, por konform rregullave të kompanisë.

 

 

Pas 2 ditësh, kur i duhej të dorëzonte makinën, ai i dërgoi një mesazh Ballës, ku i thoshte se ia kishin vjedhur makinën disa persona që u kishte para borxh. “Dedaj” madje i tregoi dhe vendodhjen e makinës, ndërkohë që përmes GPS, rezultonte e parkuar në kishën e Shna Ndout në Laç.

 

“Unë me kursimet e jetës hapa një firmë me makina me qira. Në datën 23 Prill erdhi një klient me dokumente false, që nuk mund t’i njihja dot. Normalisht ne e mbajmë atë (kartën e identitetit), por në momentin kur mori kontratën, mori dhe kartën e identitetit, pavarësisht se ishte false. Kam mundur t’i marr patentën, një fotografi, ku shkruhej Enis Dedaj. Pasi e verifikova në rrugë dytësore, ky emër nuk ekzistonte, ishte false”, rrëfeu denoncuesi.

“Enis Dedaj” e kishte marrë makinën me qira për dy ditë, por nuk e ktheu më. Ndaj dhe Balla bëri kallëzim penal në polici, duke dorëzuar të gjitha provat që kishte.

Përmes shërbimit GPS, në datën 24 Prill Shkëlqimi ndoqi makinën, e cila rezultoi të ndodhej e parkuar në kishën e Shna Ndout në Laç.

“U paraqita te rajoni i policisë në Laç dhe i thashë që e kam makinën te kisha. Kur shkuam atje ishte greminë dhe nuk kishte rrugë. Aty e kuptuam që GPS ishte çmontuar”, shtoi ai.

Sipas shërbimit të GPS, kjo e fundit është çmontuar në një pikë këmbimi në dalje të Laçit dhe në hyrje të Mamurrasit.

Shkëlqim Balla në mënyrë private mundi ta identifikojë personin që i ka grabitur makinën, por nuk mund të bëjë asgjë, pasi nuk është i sigurt 100 për qind.  Ai tregoi se ia ka dorëzuar policisë të gjitha materialet që ka hetuar vetë, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë as nga autori i grabitjes dhe as nga zbardhja e ngjarjes.

Biznesmeni e pëmbylli duke thënë: “Kjo është punë e policisë, nuk është punë private, prandaj paguajmë dhe taksat”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Izet Haxhia nga burgu 302/ Propozon të dashurën për MARTESË: Lotët që derdh për ty do… (FOTO)
Previous article Nga Pozzo te Löw, njihuni me trajnerët më jetëgjatë të kombëtareve

F.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT