• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VENDOSI TRITOL PALLATIT NË NDËRTIM/ Policia arreston 21 vjeçarin në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

I VENDOSI TRITOL PALLATIT NË NDËRTIM/ Policia arreston 21 vjeçarin në Lezhë

31 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka rënë në pranga 21 vjeçari E.P, banues në Larushk të Krujës, i cili dyshohet se ka vendosur eksplozivin në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka.

Nga shpërthimi fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të shtetasit L. Gj.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.

Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin.

Si rezultat i provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HABIT të gjithë gazetari Buzhala: Dy top*t i shkurtoj nëse Albin Kurti nuk FITON...
Previous article META FIRMOS SHKARKIMIN E RAMËS/ Dekreton Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në postet e reja

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT