Gazetari shqiptar nga Kosova, Berat Buzhala, sfidon hapur kur thotë se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti do të fitojë më shumë se 50 mandate në zgjedhjet e radhës që do të mbahen në Kosovë.
“Dy topat i shkurtoj nese Albini nuk i fiton ma shume se 50 mandate. Nuk ka kerkush qe e ndale, e aq ma pak Dulla e Hoxhaj. Kandidaturat e LDKPDK jane ne kundershtim flagrant me zhvillimet ne vend”, shkruan gazetari.
Shkrimi i plotë:
Perfekt:
Edhe LDK e caktoi Avdullah Hotin kandidat per kryeminister, qe do te thote ne gare me bishen Albin Kurti do te marrin pjese dy figura qesharakisht anemike.
Bast publik:
Dy topat i shkurtoj nese Albini nuk i fiton ma shume se 50 mandate. Nuk ka kerkush qe e ndale, e aq ma pak Dulla e Hoxhaj. Kandidaturat e LDKPDK jane ne kundershtim flagrant me zhvillimet ne vend.
Keshtu qe le te ndodhe ajo qe duhet te ndodhe. Po e presim ardhjen e Albinit ne pushtet me tere fuqine e tij. Po shpresoj qe ka me pase vota te mjaftueshme edhe per me zgjedhe Presidentin. Ne anen tjeter LDKPDK’se ju deshiroj shuarje te lezetshme.
Me dashuri
dr. Berat Buzhala


