Ka qenë i vëllai që i ka vendosur tritol në makinë naftëtarit Elton Debreshit, i cili kandidoi për deputet si kandidat i pavarur në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Policisë, në pranga ka rënë Alfred Debreshi, 29-vjeç. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende arsyet se për Alfred Debresi i vendosi tritol makinës së vëllait të tij, Elton Debreshit.


