• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VENDOSËN ZJARRIN 4 FSHATRAVE NË FIER/ Policia identifikon autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

I VENDOSËN ZJARRIN 4 FSHATRAVE NË FIER/ Policia identifikon autorët

23 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Janë identifikuar katër autorët, që ndezën zjarr në katër fshatra në Fier. Si pasojë, u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, pemë frutore dhe barishte.

Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur që autorët të procedohen penalisht për shkak të dëmeve të shkaktuara.

ADVERTISING

Njoftimi i Policisë:

Policia identifikon autorët e 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë.

Procedohen penalisht të 4 shtetasit, pasi si pasojë e zjarreve që ata ndezën, u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, pemë frutore dhe barishte.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 4 vatra zjarri në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e këtyre rasteve.

Konkretisht, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. P., 67 vjeç, banues në Marinëz, B. H., 60 vjeç, banues në Velmish, A. B., 55 vjeç, banues në Gjonas, M. S., 67 vjeç, banues në Babunjë, pasi kanë ndezur zjarr në tokat e tyre, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, sipërfaqe toke me pemë frutore dhe sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ I gjenden 62 bimë kanabisi në banesë, pranga të moshuarit në Kurbin
Previous article E REJA SHQIPTARE "E BURGOSUR" PREJ 2 VITESH NGA BASHKËSHORTI/ DETAJET tronditëse: E dhunoi se kishte lindur vajzë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT