• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I THASHË MOS…”/ Zbardhet dëshmia e shqiptares që “shokoi” grekët. Historia e rrëmbimit 5 vite më parë
Home
Aktualitet
Kronikë

“I THASHË MOS…”/ Zbardhet dëshmia e shqiptares që “shokoi” grekët. Historia e rrëmbimit 5 vite më parë

15 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet dëshmia e Klodiana Çelës, 49-vjeçares shqiptare e cila pak ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të ish-partnerit të saj grek, duke e lënë të plagosur në sy të vajzës së tyre 13-vjeçare. Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijën.

Sipas versionit të shqiptares, i plagosuri ka nxjerrë armën duke kërcënuar vajzën e cila është larguar me shokun e saj të klasës. “Ndal ose do të qëlloj dhe do të them që të qëlloi nëna jote”, citon Çela t’i ketë thënë mjeku grek vajzës.

“U ktheva dhe i thashë ‘mos i thuaj budallallëqe fëmijës”, është shprehur Klodiana Çela. “Nxitova t’ia merrja armën por në atë moment ai qëlloi”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse mendonte se fëmija mund të lëndohej ajo thotë: “Aspak, e mbrojtja fëmijën me të gjitha forcat e mia. Pyesni ata nëse janë penduar që morën fëmijën nga një nënë për 5 vite me radhë. Unë e mbrojtja fëmijën tim”, shprehet ajo.

Klodiana Çela u dërgua sot për të dhënë versionin e saj për ngjarjen pa praninë e avokatit. Duke dalë nga gjykata ajo ka bërtitur me të madhe. “Nëse ka drejtësi, unë dhe fëmija im duhet të jemi bashkë”.

Gjendja e mjekut grek, po përmirësohet. Sipas mediave greke, hetuesit kanë dyshime se shqiptarja kishte për qëllim ta rrëmbente vajzën dhe të arratisej bashkë me të në Shqipëri.

Sipas Mega, katër vite më parë mjeku kishte bërë një denoncim ndaj 49-vjeçares, pasi ajo nuk e kishte kthyer në kohë fëmijën pasi e kishte marrë për të kaluar fundjavën me të. Kur autoritetet zbuluan vendndodhjen e tyre, ajo kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni i banesës ku po qëndronte.

Pas shumë orësh negociata, policia arriti të futej në banesë, ndërsa 49-vjeçarja u arratis drejt Shqipërisë me makinë duke e marrë dhe vajzën me vete. Por rrugës shëndeti i kësaj të fundit u përkeqësua duke prishur planin e Çelës, e cila u detyrua ta dërgonte atë në spital, raporton ABC News.

Hetuesit kanë arritur të sigurojnë edhe dëshminë e një gruaja e cila thotë se Klodiana Çela i kishte thënë se kishte ndërmend ta vriste doktorin grek. Shqiptarja 49-vjeçare njihej si natyrë kontradiktore. Ajo shpesh prezantohej si shqiptare dhe herë të tjera thoshte se ishte pasardhëse e një familje të njohur dhe të pasur greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRI-ANDORRA/ Të dënuar për të fituar, në këtë ndeshje luhet për vendin e tretë por dhe për Edy Reja
Previous article BOTËRORI 2022/ Rrezikohet zhvillimi i ndeshjes, Anglinë e ndjek fati i keq në San Marino (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT