• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I THASHË BASHËS QË E PRISHE OPERACIONIN”/ Berisha: Më 17 dhjetor prokurorët belgë e presin në zyrë për…
Home
Politikë

“I THASHË BASHËS QË E PRISHE OPERACIONIN”/ Berisha: Më 17 dhjetor prokurorët belgë e presin në zyrë për…

3 December, 2021 Delo.autor Politikë

Gjatë foltores së mbajtur sot në Bilisht ish-kryeministri Sali Berisha foli mbi dosjen e “Toyota Yaris”, duke u shprehur se i kishte kërkuar llogari Bashës për dekonspirimin e operacionit.

Sipas Berishës, Edi Rama i mbylli dosjen Lulzim Bashës, por Prokuroria belge nisi hetimet dhe në datën 17 prokurorët belgë e presin kreun e PD-së në zyrë.

“Ish-ministri ynë i brendshëm deklaron një ditë në Parlament, se ditën e shtunë do vijnë 5 mln euro me Toyota dhe do i presin. Në pamje të parë të dukej si fantazi. E pyes zotëri si e bëre ti këtë deklaratë? Thoshte është e sigurt që do vijnë. Por nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh ti operacionin? Kjo deklaratë do të thotë paralajmërim i atyre që mos hyjnë në Shqipëri dhe dështim i operacionit. Jo tha se e ndjekin me GPS dhe nuk ndodh. Ato erdhën, doli fjalë për fjalë, por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ata ikën.

Hapet dosja, merret në pyetje peng-kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng-kryetarit, por dosja i kishte rrenjet në Belgjikë, dhe prokuroria atje kishte nisur hetimet. Nëse Rama i mbylli dosjen e Tiranës atë (të Belgjikës) nuk e mbyllte dot. Këto kohë gazetarët investigative zbulojnë dokumente autentike ku prokuroria”, tha Berisha.

“Tani fjala është e drejtësisë belge që e mori njëherë në pyetje peng-kryetarin. Drejtësia belge është e pavarur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. Dua ti kërkoj këtu jep dorëheqjen, mos u fshi pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por në Belgjikë rezulton i hapur anëtar i organizatës kriminale.

Ai prishi operacionin dhe unë këtë ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kam patur zero njohuri se drejtësia belge e ka dhënë për ndjekje penale. Edi Rama ka fshehur faktin se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetorin e kaluar është thirrur përsëri, dhe sipas burimeve në datën 17 dhjetor prokurorët belgë e presin në zyrën e tyre. Edi Rama mund të mbyllë dhe hapë dosjen sipas qejfit por nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigante e PD-së. Je i përfunduar”, shton Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GREQI/ I riu nga Korça var veten në burgun grek, Gjykata i la në fuqi dënimin
Previous article STUDIMI/ Varianti i ri Omicron është deri në 6 herë më ngjitës se Delta

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT