• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I THA GRUAS SE DO PINTE KAFE/ Familja në kërkim të 76-vjeçarit që…
Home
Sociale

I THA GRUAS SE DO PINTE KAFE/ Familja në kërkim të 76-vjeçarit që…

6 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Historia e një të moshuari 76-vjeçar Fatlli Varvarica që ka humbur kontaktin me familjen që prej 2 nëntorit të vitit 2017-të, nga Tirana është trajtuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Pa gjurmë”.
I biri dhe familja e kërkon prej gati dy vitesh , dhe deri më sot nuk dinë asgjë për fatin e tij .

Fatlli dhe Fatime Varvarica nga Tirana u njohën nga një miqësi e përbashkët dhe në vitin 1966 vendosën që në lidhjen e tyre ta kurorëzonin në martesë. Danjela ishte fëmija e parë i çiftit i cili erdhi në jetë duke sjellë gëzim në familjen e re të çiftit sapo ishte ndërtuar. Shumë shpejt familja do të bekohej me një tjetër fëmijë Gentjanin. Jeta rrjedh mes një harmonie familjare, sakrificash për të rritur dy fëmijët e tyre me një dashuri të pamatë.

Gentjani u martua në vitin 2008-të. Me të sistemuar fëmijët , kur secili kishte ndërtuar jetët e tyre familja Varvarica vendosi të blinte një tjetër apartament në qytetin bregdetar të Durrësit. Kryefamiljari Fatlliu shkonte shpesh atje, qëndronte 2 ditë, me raste edhe një javë për të pushuar. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” ishte sot djali i 76-vjeçarit i cili rrëfeu historinë e familjes së tij duke treguar se babai së bashku me mamanë, si çift në pension që ishin e kishin shndërruar prej vitesh në ritual pirjen e kafesë së mëngjesit tek pazari i ri ku shijonin bisedat e përditshme së bashku.

Gentiani tregoi se ishte mëngjesi i datës 2 i muajit nëntor , tw vitit 2018-të, kur ai doli nga shtëpia për të pirë kafen e mwngjesit por nuk u kthye më kurrë.

Atë ditë kishin dalë për të marrë pensionin bashkë me mamanë . Ishin kthyer në shtëpi dhe kishte lënë pensionin në tavolinë. Kishtë marrë vetëm 1500 lekët të vjetra .dhe i kishtë thënë mamasë se do dilte nga pazari i ri , ku shkonte çdo mëngjes për të pirë një kafe. ikur sipër nga pazari i ri shkollae bashkaur. Nga ora 12.30 merr mamin në telëfon dhe I kishte thënë mamasë jam në Durrës nisem tani. Mamaja kishte pritur të kthehej deri në orën 4 dhe më mërrë në telefon e më trëgon që bai që nga mëngjesi nuk ka ardhur. Me ta marrë vesh unë nisem me makinë për në Durrës. Mendova mos ka ikur atje . Por shkova për të kontrolluar në shtëpinë tek shkëmbi i Kavajës në Durrës. Shtëpia ishte e sistemuar nuk ishte askush.

Më tej Gentani tregoi se familja e tij nuk kishte patuar asnjëherë konflikt me askënd dhe që pas ditës së largimit të 76-vjeçarit kishte bërë denoncim dhe në polici dhe që atëherë familja e kërkon në përpjekje për të rënë në gjurmët e tij.

Të nesërmen në mëngjes kam bërë denoncim në polici në rajonin numër 1 të policisë në Tiranë. Dosja e denocimit më pas është dërguar në Prokurori dhe nga hetimet e tabulateve telefonike. Nga tabulatet u zbulua vendndodhja në Linzë të Tiranës. Ka rënë telefoni në orën 4 pasdite. Telefoni në datën 2 kur u zhduk orën 7 pasdite është fikur telefoni , por asgjë nuk zbuluam në vazhdim për vendodhjen e tij. Nga natyra Ka qenë pak gjaknxehtë. Babai nuk kishte arsye të largohej sepse kishim kushte të mira ekonomike. Kam bërë 40 postera duke i vendosur në vende të ndryshme dhe afër bizneseve për ta kërkuar.Kemi qenë familje e rregullt. Fillova kërkimet dhe fillimisht kemi provuar 4 ditë rrjesht, telefonin, por është hapur në datën 3 dhe nuk është përgjigjur askush. Babai ka qenë mjaft aktiv e përshkonte rrugën gjithnjë në këmbë , dhe nuk kishte probleme shëndetësore. Nuk dimë as si iku, ku iku , pse iku.

Sot 76-vjecari ka më shumë se një vit që mungon në familjen Varvarica. Familja ju drejtua emisionit ‘Pa gjurmë’ në kërkim të bashkëshortit, babait, gjyshit që u zhduk dy vite më parë duke mos lënë prapa asnjë gjurmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI XHINSET E NGUSHTA/ 4 modelet "Vintage" që do të bëjn namin këtë pranverë (FOTO)
Previous article "EL CLASICO"/ Malcom barazon shifrat me një aksion spektakolar (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT