Është shënuar një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Ka ndërruar jetë një 44-vjeçar nga Pogradeci, Leonard Xhemollari
Siç bën me dije gazetarja Kodra viktima ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërsa ishte infektuar me virusin e rëndë në Ohër, teksa ishte me pushime.
44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv tri javë më parë dhe ishte shtruar në spital, ndërsa sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.


