Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg.
Apeli i GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë.
Alla kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai është prej disa ditësh i shtruar në spitalin e burgut. Në lidhje me kërkesën gjykata pritet të shprehet në datën 5 maj.
Alla akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa ish-kryebashkiaku i ka cilësuar si sulme politke.
Në burg është lënë edhe Aqif Konesha, miku i Allës, i cili u favorizua për tenderin për rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës. Në burg ka mbetur edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, si edhe ish-zyrtarët e tjerë.
Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, Lefter alla akuzohet për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.


