• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOI ATENTATIT/ Juxhin Kulla jep dëshmi pas breshërisë së kallashnikovit: Kam konflikt vetëm me…
Home
Breaking News

I SHPËTOI ATENTATIT/ Juxhin Kulla jep dëshmi pas breshërisë së kallashnikovit: Kam konflikt vetëm me…

1 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pas atentatit me breshëri kallashnikovi, Juxhin Kulla ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, duke thënë se ka vetëm “llogari” të pambyllura me vetë Policinë. Deklarata e 34-vjeçarit nuk i ka shërbyer aspak grupit hetimor për zbardhjen e ngjarjes, pasi dëshmia e tij është dhënë sa për të krijuar çoroditje.

Kulla rezulton se është person me precedentë penalë, pasi është dënuar brenda dhe jashtë vendit për drogë. Në orët e vona të së premtes, në drejtim të shtëpisë së tij u qëllua me armë zjarri në momentin që autorët e kanë parë të dalë nga banesa.

“Sa po dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova zhurmën e një automjeti që u largua me shpejtësi në drejtim të fshatit Barc. Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk e di pse e kanë bërë, nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam, janë me Policinë pasi më kanë dhunuar”, mësohet të ketë thënë para grupit hetimor 34-vjeçari.

Lidhur me problemet me Policinë, Kulla i referohet një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2016, ku gjatë një kontrolli për drogë mbeti i dhunuar nga forcat e Policisë. Për këtë ngjarje, i riu akuzoi shefin e Seksionit të Antidrogës dhe për rastin, në atë kohë pati dhe një hetim nga ana e Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit.

Policia e mbante në vëzhgim pasi kishte dyshime se merrej me shpërndarjen e kanabisit. Ky incident erdhi vetëm pak kohë pasi Kulla ishte lirua nga burgu. 34-vje1çari ishte dënuar me 8 vite burg pasi u kap me 5,6 gramë kanabis sativa gjatë një operacioni policor. Por, Kulla nuk e pranoi asnjëherë një akuzë të tillë, duke thënë se kanë qenë vetë forcat e Policisë që i kanë futur lëndë narkotike në makinë.

DHUNIMI

Përplasja me Policinë në vitin 2016. Ngjarja është regjistruar pranë një pike bastesh sportive, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre ka zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap. Menjëherë, personat kanë qëlluar në ajër dhe kanë bërtitur “Ndal, Policia”, çka ka bërë që 31-vjeçari të ndalojë me duart lart dhe të kapet nga punonjësit. Ndërsa i riu u shoqërua në komisariat, një pjesë e efektivëve kanë kontrolluar mjetin e 31-vjeçarit, por nuk kanë gjetur asgjë.

Dyshimet e Policisë kanë nisur pas informacioneve për aktivitetin e 31- vjeçarit për shitje narkotikësh në atë zonë, por duket se pasi Policia nuk ka mundur të gjejë asgjë për ta implikuar, situata ka precipituar. Sipas deklaratave të vetë 31- vjeçarit Kulla, dhënë për avokatin, fillimisht ai është shoqëruar në Komisariat, ku edhe ka deklaruar se kishte vrapuar për t’u larguar, pasi nuk e dinte se në dy makinat e errëta kishte punonjës Policie, por më vonë iu bind urdhrit të tyre. Ai ka treguar se në ambientet e Policisë është rrahur në mënyrë barbare, çka e dëshmoi dhe me shenjat e shumta në fytyrë.

“Jam goditur teksa isha me pranga nga shefi i Antidrogës dhe një vartës i tij. Nuk më dhanë arsye, por më thoshin: Trego kush shet drogë, duam emra. Sa herë u thosha nuk di gjë, më godisnin më tepër, derisa e panë që më kishin masakruar fytyrën”, deklaronte para tri vitesh i riu. Ndërkohë, Policia në versionin e saj foli për kundërshtim me dhunë të efektivëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EKIPI ISHTE PËRGATITUR PËR FITORE NDAJ LAÇIT"/ Flet mbrojtësi Musta: Kemi qenë në kontroll të ndeshjes, ata ishin...
Previous article PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Flet trajneri Duro: I kënaqur me ekpin tim sepse…

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT