• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPALLUR NË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet austriaku 26-vjeç në Tiranë (EMRI-DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet austriaku 26-vjeç në Tiranë (EMRI-DETAJE)

27 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 26-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Austrisë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Gersi Halili, 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi Austriake.

Personi në fjalë është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

Njoftimi policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Koordinimi”.

Operacioni nga Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë austriake, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Interpol Tiranën dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit :

G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi Austriake.

Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJOBA S'E BINDI TË TËRHIQEJ/ Mbyllet lokali që organizonte dasmat në Krujë
Previous article PREMTUAN SE DO SILLNIN NJË PROJEKT TË RI/ Çfarë ndodhi me këngën e shumëpritur të Ledrit dhe Majk?

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari Aktualitet

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari

TRONDITËSE/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para Aktualitet

TRONDITËSE/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT