• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPALLUR NË KËRKIM PËR DHUNË NË FAMILJE/ Arrestohet 55-vjeçari. Dy të tjerë kapen në flagrancë
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR DHUNË NË FAMILJE/ Arrestohet 55-vjeçari. Dy të tjerë kapen në flagrancë

28 April, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “dhunë në familje” është arrestuar nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi B.Xh, 39 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Tiranë

Ndalohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Q. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në rrugën “Prokop Mina”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. –

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, sepse në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi si drejtues mjeti ka prezantuar pasagjerin që kishte në mjet, shtetasin L. N. Arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh. u bë për veprat penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, ndërsa shtetasi L. N. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehte me dashje’’, shtetasi L. L., 40 vjeç, sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, shtetasit G. H dhe E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIANËT SHKRUAJNË PËR ERJONËN/ Pas diplomimit në infermieri, kërkon t’u bashkohet kolegëve italianë në vijën e parë të Covid-19
Previous article "MË KANË BËRË PADREJTËSI"/ Ergys Kaçe: Në Greqi më shikonin sikur kisha vrarë njerëz, më ndihmoi…

k.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT