• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIANËT SHKRUAJNË PËR ERJONËN/ Pas diplomimit në infermieri, kërkon t’u bashkohet kolegëve italianë në vijën e parë të Covid-19
Home
Sociale

ITALIANËT SHKRUAJNË PËR ERJONËN/ Pas diplomimit në infermieri, kërkon t’u bashkohet kolegëve italianë në vijën e parë të Covid-19

28 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gazeta e mirënjohur italiane “La Stampa” i ka dedikuar një artikull shqiptares Erjona Preka për gjestin e saj.

Teksa dhe vet ajo ndodhet në kushtet e vështira të krijuara në Itali si shkak i shpërthimit të Covid-19, Erjona ka kërkuar të përshpejtojë procedurat e marrjes së nënshtetësisë italiane dhe provimit ndërkombëtar të profesionit të infermieres për të nisur sa më parë punë pranë kolegëve të saj në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.

Kjo pasi shqiptarja 25-vjeçare, është diplomuar më 7 prill në fushën e infermierisë vitin e kaluar në zonën Bra pranë qytetit të Torinos në Itali,  dhe më 20 maj ishte dashur të merrte nënshtetësinë italiane nga kryetari Gianni Fogliato.

“Shumë vonë, virusi nuk pret, as të sëmurët, ekipet mjekësore janë në telashe ndaj duhet të fillojmë të punojmë menjëherë. Falënderoj Italinë që më dha aq shumë, tani unë dua të japë diçka për të.”- është shprehur ajo për ‘La Stampa’.

Mësohet se kërkesa dhe dëshira e saj për të  punuar gjatë kësaj kohe të vështirë është miratuar nga autoritetet italiane dhe së shpejti do të zhvillojë provimin për profesionin e infermerit, që t’iu bashkohet më pas ekipeve mjekësore në spitalet e Italisë.

Ajo ka shpjeguar se prej tani ka pasur oferta të mira,  për të cilat thotë  se i vlerëson.

“Pas gradës, me diskutimin në internet të tezës, verifikova që procedurat për regjistrimin më të shpejtë për të marrë edhe nënshtetësinë. 

Unë kam jetuar në Bra për njëzet vjet, kërkesa ime për të marrë nënshtetësinë e për të punuar u pranua. Ceremonia u zhvillua në zyrën e rregjistrimit në bashki, ku ishte prezent edhe kryebashkiaku Fogliato. Edhe në këto kushte, ishte vërtet emocionuese. Falenderoj Italinë që më dha aq shumë, tani dua të jap diçka.” – ka thënë Erjona./ LaStampa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRANOI QË KISHTE BËRË SEKS TRESHE/ Shikoni çfarë i ndodh ish-futbollistit ukrainas (VIDEO)
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM PËR DHUNË NË FAMILJE/ Arrestohet 55-vjeçari. Dy të tjerë kapen në flagrancë

F.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT